Që nga pas lufta veriu i Kosovës ka qenë një strehë për kriminelët serb

Politika

Që nga pas lufta veriu i Kosovës ka qenë një strehë për kriminelët serb

Nga: D.B Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:59
Mitrovicë

Mediat serbe kanë raportuar së në Veriun e Kosovës, janë të strehuar një numër i madh i kriminelëve nga Serbia, duke krijuar kështu edhe një çerdhe kriminelësh.

Në lidhje me këtë çështje opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “ Bota sot” se që nga pas lufta veriu i Kosovës ka qenë një strehë për kriminelët serb që i kanë shërbyer se cilit që ka qenë në pushtet në Beograd për interesa politike të desatabilizimit të situatës në Kosovë.

“Për financim të strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të vendit, por edhe të aktiviteteve të biznesit të jashtëligjshëm që këto grupe kriminale kanë bërë edhe me grupe kriminelësh nga pjesa e jugut të Mitrovicës, që këto kanë qenë të kontrolluara nga parti të caktuara politike të Kosovës. Pra veriu i vendit ka qenë një lloj parajse, është edhe sot por që iu shërben politikanëve qoftë në Prishtinë, apo qoftë në Beograd për tregti të paligjshme dhe kontrabandë nga të cilat përfitojnë shumë të majme parash”, ka thënë opinionisti Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka thënë se kjo nuk është diçka sezacionale raportimi i mediave të Beogradit për grupe kriminelësh që janë strehuar në veri të Kosovës.

“Pasi këto grupe kanë bekimin e Beogradit zyrtar që ky i fundit vazhdon ti përdorë këto grupe përveç asaj që e thash më parë edhe për ta mbajtur situatën nën tension duke provokuar edhe institucionet e republikës së Kosovës. Kjo gjë madje e ka vështirësuar teje mase autoritetin e Prishtinës zyrtare në këtë pjesë të vendit. Madje edhe vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq nga këto grupe kriminelësh është bërë me porosi të qeverisë së Serbisë, dhe thermë se faktikisht këto grupe kanë pushtetin në veriun e Kosovës”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat