Ish-gazetari i luftës godet Baton Haxhiun: Sa herë që flet, e bën bërllok

Politika

Ish-gazetari i luftës godet Baton Haxhiun: Sa herë që flet, e bën bërllok

Nga: N.H Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:54
Baton Haxhiu

Ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se arroganca e Baton Haxhiut nxori zbuluar institucionet shtetërore të Tiranës

“Në opinionin e shëndoshë shqiptar do të ishte e papranueshme dhe e palejueshme nëse kandidati Cakaj do të refuzohej pse ishte shqiptar prej Kosove, shqiptar i Kosovës. Të gjitha të tjerat janë politike jo serioze. Arroganca e Baton Haxhiut që flet si tutor i Ilir Metës dhe tutor a pronar i Edi Ramës është shumë fyese për shqiptarët, për shtetin shqiptar dhe institucionet e tij. Arroganca e Baton Haxhiut nxori zbuluar institucionet shtetërore të Tiranës. Edi Rama ka patur dhe ka vetëm Baton Haxhiun njeriun e vetëm që e ka lidhë me Kosovën ndaj lidhjet e Edi Ramës me Kosovën janë të ftohta, jo shpirtërore, janë lidhje biznesmenësh të tipit Baton”, ka thënë Shahu.

Sipas tij, kakërrimi i gazetarit Haxhiu ndaj presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, tregon se sa poshtë kanë rënë institucionet e shtetit shqiptar.

Image
Rexhep Shahu

“Hakërrimi i Baton Haxhiut ndaj presidentit të Shqipërisë tregon se sa poshtë kanë rënë institucionet e shtetit shqiptar. Sapo presidenti Meta nuk i plotëson një qejf a qoke Batonit, ai e kërcënon sikur e ka Metën skllav te tij, sikur e ka presidentin e Shqipërisë skllav te tij, sikur batoni e ka emëruar Metën president. Batoni është parë dhe është sjellë si krushku i parë i Ramës në Prishtinë, si çantëmbajtësi i Ramës në Prishtinë, si autoriteti më i lartë politik, moral e shoqëror i Ramës në Prishtinë, si përfaqësuesi real i Kosovës për Edi Ramën”, ka deklaruar ai.

Në fund, Shahu ka thënë se sa herë Haxhiu fut hundët në punët delikate të shtetit si në Tiranë e Prishtinë e bën bërllok.

“Batoni dështimin e tij ia faturon Vetëvendosjes. Batoni nuk shqetësohet për personalitetin e kandidatit, për përjetimet e tij, për gjendjen e tij pas refuzimit, por Batoni vranë e kthjell për inatet e tij, për dështimet e tij. Baton Haxhiu është sjellë dhe është prezantuar nga Edi Rama si negociatori më i madh në shkallë evropiane. Sa herë Batoni fut hundët në punët delikate të shtetit si në Tiranë e Prishtinë e bën bërllok. Historia e mosdekretimit të kandidatit të Ramës, bëri që të nisë të vlojë e keqja, nisën akuzat e shëmtuara që janë klasifikuar në Kuranin e Edi Rames. Tangoja Dashuri -urrejtja mes Ramës e Metës nisi përsëri. Mjalti i pushtetit duhet t’i ëmbëltojë serish gojët e hidhura. Uroj të shpëtojnë institucionet prej Batonit”, ka thënë në fund, analisti politik, Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat