Heshtja e institucioneve vendore, bën që kriminelët serb të krijojnë çerdhe në Veri të Mitrovicës

Politika

Heshtja e institucioneve vendore, bën që kriminelët serb të krijojnë çerdhe në Veri të Mitrovicës

Nga: D. B Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Veriu i Kosovës, përkatësisht ai i Mitrovicës që nga pas lufta ka qenë strehë e kriminelëve serb, duke qenë njëherit edhe tampo zonë, apo si e rrezikshëm për qytetarët jo serb, sidomos shqiptarët.

Kështu ka vlerësuar Armend Halimi njohës i çështjeve të sigurisë i cili në një prononcim për “Bota sot” se shumë herë kemi qenë dëshmitar të situatave paradoksale ku mekanizmat e sigurisë, KFOR-it e Policisë së Kosovës janë sfiduar në lëvizjen e tyre nga strukturat paramilitare serbe, ndaj të cilave thuajse janë dorëzuar, duke mos qenë në gjendje ofrimi të sigurisë së lirisë së lëvizjes dhe jetesës së qytetarëve shqiptarë të asaj pjese.

Image
Armend Halimi

“Duke qenë kështu terren ideal vetëm për grupet kriminale serbe, me një anarki të përgjithshme institucionale. Tashmë dihet botërisht se ajo pjesë është len në atë gjendje qëllimisht, ngase qysh në fillim u diskriminua për nga çlirimi i vendit, kjo me barrikadimin e trupave të NATO-së mbi urën e Ibrit, që sot e asaj dite i ngjan një pike kufitare ‘të moderuar’. Vetë heshtja e institucioneve vendore karshi një gjendje të tillë, nëse hiq s’ka qenë dakordanc e tyre, i bën përgjegjës të gjithë që kanë qenë deri më tani në vendimmarrje, sigurisht bashkë me mekanizmat ndërkombëtar”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, e gjithë kjo lë të dyshohet se është një projekt i fshehtë, që ajo zonë të shihet si zonë e pamundësisë së bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve, për të qenë njëherit edhe në favor të argumenteve pro shkëputjes së asaj pjese nga Republika e Kosovës.

“Heshtja e deri tanishme e Beogradit mbi këtë realitet të asaj pjese, që kryekëput vetë ka qenë sponzorizues i situatës së tillë, dhe deklaratat e tanishëm se aty janë të strehuar kriminel serbë, më tepër është propagandë për frik ndaj qytetarëve shqiptarë që iu është mohuar kthimin në shtëpitë dhe pronat e tyre. Ndryshe, sikur politika të ketë interes për kthimin e normalitetit në atë pjesë, lehtë do ishte e realizueshme, ngase po këta mekanizma të sigurisë arritën të çlirojnë dhe menaxhojnë sigurinë në gjithë Kosovën, gjë që nuk do duhej diskutuar aftësia për siguri edhe të asaj pjese”, është shprehur njohës i çështjeve të sigurisë Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat