Kosova duhet të punojë shumë që drejtësia të vihet në vend - Bota Sot
Kosova duhet të punojë shumë që drejtësia të vihet në vend

Politika

Kosova duhet të punojë shumë që drejtësia të vihet në vend

Nga: D. B Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:00
Imet Rrahmani

Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë e barbarisë serbe mbi popullin e pa fajshëm të Kosovës, andaj edhe Kosova duhet të punoj shumë që drejtësia të vihet në vend .

Kështu ka vlerësuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deri sot fatkeqësisht nuk është arritur diçka konkrete e cila do të krijonte një lehtësim.

“Unë nuk e di se kur dhe a do të ketë padi zyrtare ndaj krimeve serbe, por e di që edhe marrëveshja eventuale e cila po paralajmëroje me shtetin serb nuk do të ndërroj deponimin shovinist të politikës serbe karshi shqiptarëve. Kosova duhet të zhvillohet, të forcoj shtetësinë, të kultivoj miqësinë e përhershme me shtetin amerikan dhe shtetet e forta evropiane që do të ishte përgjigja më e mirë për armiqtë e saj”, është shprehur deputeti Rrahmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...