Masakra e Reçakut është vetëm njëra nga veprat e barbarisë serbe

Politika

Masakra e Reçakut është vetëm njëra nga veprat e barbarisë serbe

Nga: D. B Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:33
Masakra e Reçakut

Masakra e Reçakut është vetëm njëra nga veprat e barbarisë serbe, që për çudi, që njëzet vjet vajtohet, por nuk bëhet asgjë për të nxjerr para drejtësisë urdhëruesit dhe kryerësit e kësaj masakre tronditëse.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Zogaj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është tejet e dhimbshme që edhe pas dy dekadave të pasluftës, institucionet e Kosovës nuk i kanë realizuar disa nga përgjegjësitë më elementare, të domosdoshme për ta jetësuar shtet formimin e Kosovës.

Image
Skënder Zogaj

“Mos ngritja e një padie zyrtare kundër Serbisë për këtë dhe qindra raste të tjera të krimeve dhe gjenocidin serb, është turp për institucionet e drejtësisë të cilat, me këtë neglizhencë e tregojnë padenjësinë tonë shtetërore për ta realizuar lirinë dhe pavarësinë, që janë arritur pikërisht me sakrificën e banorëve të Reçakut. Atëherë lind kush duhet që të kërkojë zbardhjen e krimeve dhe të dënimin e kriminelëve, nëse këtë gjë nuk e bëjnë institucionet e drejtësisë?”, ka shtruar pyetjen analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat