Qeveria heqë taksën për mallrat e importuara para datës 21 nëntor

Politika

Qeveria heqë taksën për mallrat e importuara para datës 21 nëntor

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 16 janar 2019 Në ora: 08:41
Ramush Haradinaj

Ndonëse është zotuar se do të jenë “stoik” ndaj  vendimit për taksën 100% të vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina,  të martën kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka zbutur  qëndrimin e tij. Kjo ndodhi në mbledhjen  e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje është votuar që të gjitha mallrat serbe që kanë hyrë në Kosovës para vendosjes së taksës prej 100% do t’i nënshtrohen taksës vetëm prej 10%.

Vendimi

Në njoftimin zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thuhet se në vendimin e miratuar më 21 nëntor  për mallrat të cilat janë importuar deri me datë 21.11 2018 nuk do të vlejë taksa 100%.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76 të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që janë importuar deri me datë 21.11 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar (depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor dhe përpunimi i brendshëm) me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë. Sipas raportit nga Dogana e Kosovës, prej datës 21.11.2018, mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja nuk janë lejuar të futen në Depo Doganore për pezullim të taksave, përveç brendeve. Ndërsa pas Vendimit numër 06/82 date 28.12.2018 kjo ndalesë vlen edhe për brendet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, është njoftuar se me date 12, 13 dhe 14 dhjetor nga ana e zyrtareve doganor janë kontrolluar fizikisht mbi 95% të gjitha këtyre produkteve dhe ka konstatuar se të njëjtat janë te disponueshme tek subjektet afariste, pra janë te magazinuara në Depo Doganore.

“Këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore 1 vit nga data e futjes në depo. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta”, thuhet në komunikatën për media.

Haradinaj: Do ta mbajmë taksën deri në 2022

Kurse, gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbinë pasi që ajo do të qëndrojë deri në 2022. Që nënkupton deri në përfundimin e mandatit të tij si kryeministër.

Për më tepër, Haradinaj e ka ritheksuar se nuk do të ketë heqje të taksës ndaj produkteve serbe deri sa të ndodh njohja e Kosovës nga Serbia.

“Ambasadori ka shprehur qëndrimin e Qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut. Është kërkesë zyrtare e tyre. Nëse shkruhet një marrëveshje, një kontratë gjithëpërfshirëse, e duhet aty për ta vendosur firmën, ia japim mundësinë e pezullojmë për aq ditë sa zgjat ajo mundësia me u nënshkruar, me automatizëm hyn në fuqi nëse nuk nënshkruhet. Pra, nuk është qëllimi me taksë për ta bllokuar nënshkrimin e marrëveshjes për njohje. Por, pa njohje nuk vlen. Serbia mendon të shkojë deri në 22-ën me një zvarritje të proceseve, atëherë e ka momentin e aplikimit për BE, edhe ne do ta mbajmë taksën deri në 2022. Pra, nëse s’ka marrëveshje për njohjen, taksa rrinë”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Si erdhi deri te vendimi për vendosjen e taksës

Vendimi për vendosjen e taksës nga Qeveria e Kosovës, është marrë fillimisht me  6 nëntor të vitit 2018, ku pati vendosur taksën prej 10 për qind për produktet nga Serbia. Ndërsa, vendimi i dytë ,u morr nga Qeveria e Kosovës, me 21 nëntor,  në të cilin ishte vendosur taksa 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pas vendosjes, se taksës nga Qeveria e Kosovës kishte reagime të shumta për heqjen e saj si nga akterët ndërkombëtarë po ashtu edhe nga Serbia.

Rreth kësaj takse, kryeministrja e Serbisë , Ana Bërnabiq në dhjetor pati deklaruar se Serbia ka humbur rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të taksës  të vendosur nga Kosova.

Po ashtu, sipas statistikave, Serbia eksporton 17 miliardë euro në vit, nga të cilat brenda vitit 500 milionë euro përfundojnë në Kosovë. Ndryshe, taksa për mallrat serbe është propozuar nga ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili për “Bota sot” ka konfirmuar se nuk ka heqje të taksës për Serbinë.

Ky është propozimi i plotë i ministritë të Tregtisë dhe Industris:

“Duke marr për bazë analizat profesionale të Departamentit të Tregtisë, të MTI-së, më lejoni që të propozoj këtë propozim vendim dhe të kërkoj nga ana juaj miratim në këtë mbledhje të qeverisë. Siç e dini prodhuesit kosovar ballafaqohen me barriera të ndryshme jo tarifore në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë. Autoritetet serbe nuk i njohin analizat e importuesve kosovar dhe gjithashtu ata kërkojnë rivlerësim të mallrave të Kosovës.

Për më tepër çështja e transitit, mbetet ende një pengesë shumë serioze për kompanitë e Kosovës, ndërsa importohet nëpër vendet e BE-së dhe kalon nëpër territorin serb. Sa i përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë. Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Bosnjës tregojnë qartë se importet po rriten vazhdimisht në krahasim me eksportet. Për më tepër ka një asimetri të madhe sa i përket ofertave publike, ku kompanitë e Kosovës nuk mund të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Në anën tjetër ka më shumë se 100 oferta publike që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë.

Problemet tjera ka shumë. Kosova nuk mund ta zhvillojë industrinë e saj të transportit dhe humb qindra vende pune, sepse kamionët e Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend transit për në tregun e BE-së. Për më tepër këto probleme vetëm rriten kur ja shtojmë edhe problemet që ne i kemi politike me këto dy shtete. Qeveria e Kosovës, por edhe ne si ministri jemi të angazhuar që të punojmë çdo ditë në përmirësimin e raporteve me të gjithë fqinjët, pa marrë parasysh ku, mirëpo këto raporte dhe marrëdhënie nuk mund të përmirësohen kur Republika e Kosovës nuk trajtohet si shtet dhe në mënyrë të barabartë.

Askush nuk mund të kërkojë që të shes produktet e tyre në tregun tonë dhe të ndalojë produktet tona të shiten në tregun e tyre. Kjo është një marrëdhënie reciproke e të cilën ne me këmbëngulje kërkojmë që ta respektojmë. Duke u bazuar në këto që thash më lartë, të nderuar koleg kërkoj nga ana juaj të miratoni propozimin që e keni marr me kohë”. ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat