“Thaçi mori drejtimin e UÇK-së me përkrahjen e shërbimit sekret francez, Fatos Klosit dhe Fatos Nanos”

Politika

“Thaçi mori drejtimin e UÇK-së me përkrahjen e shërbimit sekret francez, Fatos Klosit dhe Fatos Nanos”

Nga: D.RR Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:43
Hashim Thaçi

Publicisti Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se presidenti Thaçi njihet si kreatori kryesor i krejt kësaj që po ndodh në Kosovën e pasluftës.

Islami shprehet se, Thaçi mori frenat e UÇK-së me ndihmën e shërbimit sekret francez, Fatos Klosit dhe Fatos Nanos.

“Hashim Thaçi njihet si kreatori kryesor i krejt kësaj që po ndodh në Kosovën e pasluftës, pra është një intrigant dhe njeri me vlera të dyshimta, i cili diti mirë të katapultohet dhe të marrë drejtimin e UÇK-së, me përkrahjen e shërbimit sekret francez dhe shërbimet e mbrapshta të Fatos Klosit dhe Fatos Nanos. Pra, është një figurë kontraverse, mirëpo të gjitha meritat e çlirimit të Kosovës, ky i ka varur në murin e medaljeve të veta”, thotë Islami.

Ai mendon se kreu i VV-së, Albin Kurti kishte të drejtë kur i bëri thirrje presidentit Thaçi që të shkojë në Hagë, ndërsa thotë se Gjykata Speciale u krijua nga Thaçi për t’i djegur shokët e vet.

Image
Gazmend Islami

“Me të drejtë zoti Kurti e ka quajtur që ky duhet të shkojë në Hagë, jo pse ne i gëzohemi Gjykatës Speciale të Hagës të cilën ai e ka krijuar vetë për t’i dërguar dhe t’i djegur shokët e vet që të shpëtoj lëkurën e tij, mirëpo ky nëse deri më sot të gjitha meritat do t’ia atribuoj vetit për çlirim të atdheut, atëherë ky duhet të shkojë dhe të pastrojë luftën e UÇK-së, pra mos t’i djegë shokët e vet, por të jetë vetë ai që të paraqitet vullnetarisht atje dhe të sqaroj të gjitha dyshimet të cilat janë rreth rolit të UÇK-së. Ndërsa, mjerisht po them që ky është duke luajtur lojën e dreqit dhe është duke i eliminuar shokët e vet, me qëllim të shpëtoj vetën e tij dhe në një të ardhme jo të largët, Thaçi pritet të jetë fati më fatkeq i Kosovës kur të vendoset për çështjen finale të dialogut Kosovë-Serbi, sepse qëllimi i tij i vetëm është që Veriun e Kosovës ta jep peshqesh, ashtu siç iu dhanë 8,200 hektarë tokë Malit të Zi”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat