Murat Jashari: SHIK-u u krijua nga Serbia, nga Stanishiqi, Simatoviqi, Xhavit Haliti, Ram Maraj

Politika

Murat Jashari: SHIK-u u krijua nga Serbia, nga Stanishiqi, Simatoviqi, Xhavit Haliti, Ram Maraj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:11
Xhavit Haliti

SHIK-u ishte krijuar nga Serbia nga Stanishiqi, Simatoviqi, Xhavit Haliti, Ram Maraj

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari, në vazhdimin e pyetjeve drejtuar Hashim Thaçit, e pyet se a e ka krijua Serbia, SHIK-un me Bashkim Gazidedën, Mehmet Krajën, Xhavit Halitin, Ramë Maraj, Kadri Veselin dhe Ismet Kryeziun?

Jashari, thotë se, presidentin historik, Ibrahim Rugova ishte mirë i informuar se çka po ndodhte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri.

Jashari e pyet Thaçin edhe për trazirat në Shqipëri, raportet me Greqinë e Serbinë dhe shumë pyetje të tjera.

Ai e pyet se, “Serbia dhe Greqia, a kishin përgatitur luftën civile në Shqipëri Jug dhe Veri (Toskë/Gegë)? Po të pyes ty! Pasi je pjesë e shërbimit serb, ndoshta je në dijeni për këtë lojë?”

Jashari përsëri thotë se, “SHIK-u i Xhavit Halitit, Bashkim Gazidedës, Kadri Veselit vranë patriotët në Shqipëri”.

“Po ju tregoj unë, sepse SHIK-u ishte krijuar nga Serbia nga Stanishiqi (daja Damir Fazlliqit), Simatoviqi, Xhavit Haliti, Ram Maraj me UDB-ashët e tjerë?”

Sipas Jasharit, PDK-ja sot kontrollon gjitha monopolet të import/eksportit dhe të ekonomisë vendore.

“Kush janë ata të PDK që kontrollojnë bizneset në Kosovë? A janë SHIK-asit personat më të besueshëm të pushtetit dhe si të tillë mbajnë ekonominë e vendit në dorë? Në kohën e LDK SHIK-asit janë thirrë UDB-ash, apo jo? UDB-ashet dje, SHIK-asit sot kontrollojnë firmat, bankat, bizneset, apo jo? SHIK-asit janë djathtistëve sepse e kanë kapitalin e Kosovës në duar të veta. SHIK-asit a janë kapitalistët e sotshëm? PDK-ja kontrollon makro-ekonomin e Kosovës?”, këto janë disa prej pyetjeve që Murat Jashari i drejton për Thaçin në 50 pyetjet e radhës.

Image
Murat Jashari

201. Rugova çdo kund thoshte Serbia po vuan nga embargo, por Kosova po vuan edhe me shumë, a ishte kështu Z. Thaçi?

201. Pas heqjes së embargos, Serbia a tërhiqi ushtrinë nga Kroacia, nga Bosnja dhe i dërgoj në Kosovë?

202. Serbia dërgoj ushtrinë, paramilitarët, policinë, refugjatë serb të Bosnjës, të Kroacisë në Kosovë, a është e vërtet?

203. A e mbushi Serbia Kosovën me forcat e veta?

204. Serbia, a e konsolidoj pozicionin e vet në Kosovë?

205. Serbia, a i përqendroj të gjitha shërbimet sekrete në Kosovë dhe Shqipëri?

206. Serbia, a kishte arrit të krijoj SHIK-un me Bashkim Gazidedën, Mehmet Krajën, Xhavit Halitin, Ramë Maraj, Kadri Veseli, Ismet Kryeziun etj …apo jo ?

207. Ismet Kryeziu ishte në LFRK, LKÇK, LPK, LDK por a ishte edhe këshilltar i Rugovës (kjo ndodh me agjentet e nivelit të lartë prezent në 2 -3 organizata LFRK dhe në LDK)? shok i ngushtë i Xhavit Halitit.

208. Ibrahim Rugova ishte shumë mirë i informuar nga Ismet Kryeziu se çka ndodhte me UÇK në Shqipëri!!!

209. Kishte informacione nga zyra e LDK-se në Tiranë?

210. Serbia kishte investuar në ardhjen e Berishës në pushtet me 60 milion marka sipas deklaratës së Millosheviqit në 1993?

211. Pasi ishte përfunduar lufta me Bosnjën dhe Kroacinë në fund të vitit 1996 fillim te 1997, Serbia ishte e përgatitur për të luajtur lojën e vete, apo jo?

212. Serbia dhe Greqia, a kishin përgatitur luftën civile në Shqipëri Jug dhe Veri (Tosk/Geg)?

213. Po të pyes ty! Pasi je pjesë e shërbimit serb, ndoshta je në dijeni për këtë lojë?

214. Kemi shumë elemente të provave që piramidat financiare ishin organizuar nga shërbimet serbe dhe greke, apo jo?

215. Sot dihet publikisht se Arkani ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe është takuar me Bashkim Gazidedën për çështjen e piramidave, a është kështu Z. Hashim Thaçi?

216. Është e njëjta gjë për Apostolos Vavilis i shërbimit grek?

217. A ishte qëllimi i Serbisë lufta civile në Shqipëri për t’i pasur duart e lira për veprim në Kosovë?

218. Por fati ynë ishte intervenimi i shpejt i Italisë, e cila nuk kishte interes në një Shqipëri të destabilzuar e cila dërgonte vala refugjatësh përtej Adriatikut, apo jo?

219. Në këtë rast, a na shpëtoj Italia nga lufta civile?

220. Shërbimi i Shqipërisë SHIK-u i krijuar nga Berisha, a kishte detyrë të siguroj Shqipërinë?

221. Misioni i një shërbimit si SHIK-u, a është të mbrohet shteti?

222. Misioni i një shërbimit si SHIK-u, a është të luftohet armiku i brendshëm dhe i jashtëm?

223. Pse dështoj SHIK-u i Berishës në ruajtjen e qetësisë në Shqipëri?

224. SHIK-u i Berishës faktikisht e organizoj shkatërrimin e Shqipërisë?

225. Formuesit e SHIK-ut ishin antishqiptare, a është kështu?

226. SHIK-u i Shqipërisë organizoj piramidat në Shqipëri me shërbimet serbe dhe greke?

227. SHIK-u i Shqipërisë organizoj shkatërrimin e Shqipërisë dhe deshti luftën civile?

228. SHIK-u i Xhavit Halitit, Bashkim Gazidedës, Kadri Veselit vranë patriotët në Shqipëri.

229. Po ju tregoj unë, sepse SHIK-u ishte krijuar nga Serbia nga Stanishiqi (daja Damir Fazlliqit), Simatoviqi, Xhavit Haliti, Ram Maraj me UDB-ashët e tjerë?

230. Do të thotë shërbimi sekret i Shqipërisë ishte dhe është sot në duar të Serbisë dhe Greqisë apo jo?

231. Elementet anti-shqiptar të avancuar nga Bashkim Gazideda dhe Sali Berisha kane pastruar organet e sigurisë nga patriotët shqiptarë, kështu që në SHIK kane dominuar agjentët serbofil dhe grekofil.

232. Kjo është situata reale në Shqipëri, si Partia Socialiste ashtu Partia Demokratike nuk ishin dhe nuk janë kombëtare.

233. Nuk ka djathtist dhe majtist në tokat shqiptare!

234. Ky koncept djathtist dhe majtist është përgatitur nga UDB-a e Serbisë!?

235. Si LPK-ja, si LKK, ashtu LDK-ja, a kanë qen të gjithë komunistë?

236. Në Kosovë, Lidhja Komuniste e Kosovës ishte në pushtet.

237. Me vonë LKK transformuar në LDK prapë ishte në pushtet nën ombrellën e okupimin serb, a është kështu?

238. Çdo okupator krijon shtresën e bizismenëve të vet.

239. Çdo okupator favorizon ekonomikisht njerëzit e vet!?

240. Çdo parti në pushtet forcon njerëzit e vet, si PDK-ja sot, si LDK dje?

241. PDK-ja sot kontrollon gjitha monopolet të import/eksportit dhe të ekonomisë vendore nëse nuk gaboj?

242. Kush janë ata të PDK që kontrollojnë bizneset në Kosovë?

243. A janë SHIK-asit personat më të besueshëm të pushtetit dhe si të tillë mbajnë ekonominë e vendit në dorë?

244. Në kohën e LDK SHIK-asit janë thirrë UDB-ash, apo jo?

245. UDB-ashet dje, SHIK-asit sot kontrollojnë firmat, bankat, bizneset, apo jo?

246. SHIK-asit janë djathtistëve sepse e kanë kapitalin e Kosovës në duar të veta.

247. SHIK-asit a janë kapitalistët e sotshëm?

248. Në kohën e LDK, UDB-ashet ishin kapitalistë ?

249. PDK ja kontrollon biznesin legal dhe ilegal?

250. PDK-ja kontrollon makro-ekonomin e Kosovës?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat