Thaçi po copëton Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, marrëveshja sekrete me Putinin

Politika

Thaçi po copëton Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, marrëveshja sekrete me Putinin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 janar 2019 Në ora: 15:07
Hashim Thaçi

Fillimi i punës së Gjykatës Speciale shënon një kapitull tejet sfidues për Kosovën. Sidomos në këtë periudhë kur edhe perëndimi po insiston që sa më parë të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Por a thua është krejtësisht rastësi apo e planifikuar që në të njwjtën kohë të filloj Gjykata Speciale dhe marrëveshja me Serbinë. Besoj se kjo e dyta është më afër të vërtetës, pasi tek dyja këto lidhën një emër të vetëm: Hashim Thaçi.

Siç dihet Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e Dick Martyt, i cili në raportin e tij lajtmotiv të rrëfimit për ngjarjet e viteve 98-2000 ka presidentin aktual të Kosovës. Prandaj do të ishte rastësia e shekullit që dy ngjarje të ndryshme të ndeshën në rrugën e tyre në të njëjtin udhëkryq dhe me protagonist të tyre një person të vetëm. Hashim Thaçi është protagonist i proklamimit me të madhe të korrigjimit të kufijve apo në zbërthimin më copëtim i Kosovës. Nëse në raportin e Dick Martyt Thaçi përmendet pa dëshirën dhe vullnetin e tij, në rastin e marrëveshjes me Serbinë është vullnet i tij; imponuar apo i detyruar, kjo pastaj është temë tjetër. Mirëpo, e gjithë kjo furtunë po bëhet për fatin e një njeriu.

Duke njohur trajektoret e zhvillimeve politike në rajon dhe botë që kanë të bëjnë me Kosovën, Thaçi e ka  shndërruar Serbinë në mundësi për t’i shpëtuar burgut. Hashimi është i bindur, sigurisht se ka marrë edhe garancione, se një marrëveshje historike me Serbinë do të mund të amnistonte atë nga arrestimi, si kompensim i kontributit të tij për paqe në rajon. Mirëpo, duke pasur mbi supe mëkatet e së shkuarës, Hashimi po rrezikon jo vetëm Kosovën por edhe rajonin. Tendenca e tij që në emër të marrëveshjes të ndaj vendin, me bindjen se do të ketë mbështetjen e SHBA dhe Rusisë, dy super fuqive botërore e trimëron edhe më shumë.

Gjithsesi kjo s`do të jetë e lehtë të arrihet, duke pasur parasysh qëndrimin kundër të Gjermanisë, dhe faktorit politikë në vend, përjashto PDK-në. Në këtë aventurë Thaçi po përkrahet edhe nga miku i tij Edi Rama, i cili po lobon në mbështetje të ndryshimi të kufijve. Duke qenë i vetëdijshëm se nëse një marrëveshje me Serbinë nuk arrihet së shpejti, duke i kënaqur egot e saja për të të marrw Veriun e Kosovës, do të përfundoj në burg.

Jo rastësisht Rusia po kërkon të investoj në qytetin e Veriut të Kosovës. Si duket, kjo kërkesë e fundit rrjedh nga marrëveshja e arritur mes Thaçit dhe Vuqiçit, me bekimin edhe të Putinit që komunat me shumicë serbe në Veri t’i takojnë Serbisë. Kontestuese ka mbetur vetëm s qyteti i Veriut, me çka fillimisht është diskutuar që të kontrollohet nga BE si zone e lirë, por tani Rusia dhe Serbia kërkojnë edhe qytetin e Veriut.

Duhet mobilizim i shoqërisë dhe politikës që vendi mos të ndahet, pavarësisht individit mbi të gjitha është Kosova. Ndërsa sa i përket ftesat për intervistim të komandantëve të luftës, duhet theksuar se lufta çlirimtare nuk njolloset as nuk pastrohet pavarësisht epilogut të Gjykatës Speciale. Kosova sot më shumë kërcënohet nga Hahsim Thaçi, i cili po rrezikon shtetësinë dhe territorin e vendit për të shpëtuar veten. Gjithsesi ky janar pritet të jetë i nxehtë politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat