Haziri: Motivi i vrasjeve politike ka qenë dobësimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga krahu i luftës

Politika

Haziri: Motivi i vrasjeve politike ka qenë dobësimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga krahu i luftës

Nga: D. B Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:18
LDK

Edhe pas 20 vite nga fillimi i vrasjeve politike në Kosovë, dhe këtu e 20 vite institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar në zbardhjen e këtyre rasteve.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në një vend si Kosova ku drejtësia është negociuar qoftë nga institucionet e udhëhequra nga UNMIK-u, më vonë një “bashkudhëheqje” nga EULEX dhe të udhëhequra nga vendorët, nuk është pritur që të trajtohen me seriozitet vrasjet e personaliteteve politike e shoqërore të Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Mos zbardhja e këtyre rasteve qëndron për faktin se prapa këtyre akteve qëndron një organizatë e fuqishme kriminale, dhe nuk është asgjë sezacionale nëse e them SHIK-u, me urdhër të personaliteteve të larta politike që sot aktualisht janë në hierarkinë më të lartë shtetërorë. Motivi i këtyre vrasjeve ka qenë dobësimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe favorizimi apo ndihma që edhe përmes vrasjeve dhe eliminimeve fizike të konkurrentit politik, të bëhet e mundshme ardhja në pushtet e një partie të caktuar, pra të PDK-së, por edhe partive të tjera të dala nga i ashtuquajturi ''krahu i luftës'', siç është AAK-ja. Është shumë normale që familjet e këtyre personaliteteve të vrara, shpresat tashmë ti varin te Gjykata Speciale, që më në fund të zbardhën këto raste dhe të vihet drejtësia në vend, duke dënuar autorët, ekzekutuesit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve të kolonel Krasniqit, gazetarit Enver Maloku, ish-deputetit Smajl Hajdaraj, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Tahur Zemës, etj”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat