Gjykata Speciale do ta ndajë mirë UÇK-në e luftës, me atë të pasluftës

Politika

Gjykata Speciale do ta ndajë mirë UÇK-në e luftës, me atë të pasluftës

Nga: D. B Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:54
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale patjetër se do të merret me vrasjet politike që kanë ndodhë në Kosovë sidomos nga fillimi i bombardimeve të NATO-së, e deri pas luftës kur dora e krimit vrau eksponentë politike të afërt me presidentin Dr. Ibrahim Rugova.

Kështu ka vlerësuar analisti Rexhep Shahu i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë për tu çliruar nga okupatori i Serbisë, e jo luftë për pushtet kundër eksponentëve politik shqiptar.

Image
Rexhep Shahu

“Kush e ka keqpërdorë të drejtën e luftës për liri kundër Serbisë dhe ka bere luftë për pushtet kundër shqiptarëve, vetëm sa e ka njollosur emrin e UCK-së. Nëse gjykimet e Gjykatës Speciale do të jenë të drejta, atëherë sigurisht se do të pastrohet e madje edhe lartësohet UÇK-ja që është pronë e gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e komandantë e të vetëshpallur të pasluftës. Andaj, shpresoj që Gjykata Speciale do ta ndajë mirë UÇK-në e luftës, me atë të pasluftës, dhe me UÇK e veteranëve të pasluftës, që janë ushtria e turpit të Kosovës”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat