Thaçi: Serbia nuk ka përfituar diçka më shumë se Kosova në dialog

Politika

Thaçi: Serbia nuk ka përfituar diçka më shumë se Kosova në dialog

Nga: Z.B Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:27
Evgjeni Thaçi- Dragusha

Evgjeni Thaçi- Dragusha, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thotë në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, se vetë fakti që Kosova zhvillon bisedime me Serbinë, si dy shtete të barabarta, tregon dy gjëra të rëndësishme, e para është se respektohet subjektiviteti i Kosovës dhe e dyta që palët janë të interesuara që përmes mjeteve paqësore të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet.

“Unë nuk mendoj që Serbia ka përfituar diçka më shumë apo ka bërë hapa tutje që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Përkundrazi, ne mund t’i referohemi qëndrimit zyrtar të shtetit gjerman, sipas të cilit Serbia nuk mund të bëjë asnjë progres drejt anëtarësimit në BE, nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, theksoi Thaçi-Dragusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat