Murat Jashari tregon kush është Fazlliqi i cili e krijoi SHIK-un dhe lidhjet e Thaçit me Mishkoviqin

Politika

Murat Jashari tregon kush është Fazlliqi i cili e krijoi SHIK-un dhe lidhjet e Thaçit me Mishkoviqin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:26
Murat Jashari

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari, në pyetjet e radhës për Hashim Thaçin drejtohet më shumë nga zhvillimet politike të viteve të 90-ta në Shqipëri.

Jashari thotë se, Serbia ka ushtruar pushtetin e tyre për të krijuar shtresën e tregtarëve të vet në Kosovë.

Ai pyet edhe për largimin e Bahri Shaqirit nga SHISH-i shqiptar, pasi ky i fundit së bashku me SHBA kishte krijuar dosje për lidhjet e familjes së Berishës, siç thotë ai me sekserët serb.

“A reaguan amerikanët pas heqjes së Bahri Shaqirit? Pse Amerika reagojë? Shqipëria është në NATO, por ndikimi i Serbisë dhe i Rusisë është shumë i madh, a është shqetësuese kjo për SHBA-të?”, pyet Jashari.

“Fazlliqi është nipi i Stanishiqit i cili krijoj SHIK-un e Shqipërisë dhe Kosovës. Fazlliqi është nipi Stanishiqit i cili e vu Berishën në pushtet më 1992, apo jo? Fazlliqi është ndërlidhësi i shërbimit serb në Shqipëri, apo jo? Fazlliqi është financuesi i fushatës zgjedhor të Berishës të 2005, apo jo?”, pyet tutje Jashari.

Jashari thotë se, Fazlliqi i privatizoj 50000 hektarë tokë në bregdetin shqiptar.

“Shumica dërmuese të milionerëve të cilët i kanë bankat, sigurimet dhe kapitalin e Kosovës janë të lidhur ngushtë me Serbinë apo jo? Hashim! A hynë bashkë me Mishkoviqin për të marr operatorin 4 celular në Shqipëri? A e more licencën me Mishkoviqin pa kaluar procedurat tenderuese? A është normale se Serbia mundohet ta mbaj Kosovën me patronët e vet, me djathtistët e vet, me biznesmenët e vet, me kapitalistët e vet? Djathtistët në Shqipëri, në Kosovë janë kapitalistët që posedojnë ekonomin e vendit. Ekonomia e vendit është në duar të shqipfolësve dhe serbeve fatkeqësisht, a është kështu!!!”, pyet Jashari, Hashim Thaçi.

Më poshtë, ua sjellim 50 pyetjet e radhës të Murat Jasharit drejtuar Hashim Thaçit:

251. Sot PDK-ja, dje LDK-ja favorizuan njerëz e vet, apo jo?

252. Kush e kishte “pushtetin“ para lufte?

253. Kush ishin ata biznesmen të fortë para lufte?

254. A e kishte pushtetin LDK-ja dhe pushtuesi serb?

255. LDK-ja dhe Serbia ushtruan pushtetin e tyre për të krijuar shtresën e tregtarëve të vet si: Behxhet Pacolli, Ramiz Kelmendin, Ekrem Lluka etj… a është kështu?

256. Millosheviqi, a kishte mandatuar në besim Behxhet Pacollin të qeverisë me Trepçën përmes filialit «IMPEX» të Mabetexit bashkë me aksionar grek apo jo?

257. Behxhet Pacolli si oficer i KOS-it (kjo është folur me një emision në TV serb në Beograd) bashkë me ESAT PUSHKAR nga Bosnja dhe me Damir Fazlliqin, Mishkoviqin, Amoviqin, Tesiqin a privatizuan gjithë Shqipërinë?

258. A ishte arsyeja pse Berisha largoj Bahri Shaqirin nga SHISH-i?

259. Bahri Shaqiri (bashkë me SHBA), a kishte hetuar dhe kishte krijuar dosje për lidhjet e familjes Berisha me sekserët serb?

260. Për 7 vite, sekserët serb Mishkoviq, Fazlliq, Tesiq, Amoviq arrijnë të kontrollojnë sektor të tëra të ekonomisë së Shqipërisë si: portet, energjinë, nafta, shkëmbimet tregtare etj…

261. A reaguan amerikanët pas heqjes së Bahri Shaqirit?

262. Pse Amerika reagojë?

263. Shqipëria është në NATO, por ndikimi i Serbisë dhe i Rusisë është shumë i madh, a është shqetësuese kjo për SHBA-të?

264. Roli i drejtorit të ri Visho Lika në fazën e parë, a do të jetë pastrimi i dosjeve komprometuese për Berishën?

265. Në fazën e dytë, roli i Visho Likës a do të jetë spastrimi i punonjësve patriot të SHISH-it?

266. A është edhe Esat Pushkari i shërbimit serb si Behxhet Pacolli i afërt me Fazlliqin?

267. Fazlliqi është nipi i Stanishiqit i cili krijoj SHIK-un e Shqipërisë dhe Kosovës.

268. Fazlliqi është nipi Stanishiqit i cili e vu Berishën në pushtet më 1992, apo jo?

269. Fazlliqi është ndërlidhësi i shërbimit serb në Shqipëri, apo jo?

270. Fazlliqi është financuesi i fushatës zgjedhor të Berishës të 2005, apo jo? (30 milion euro)

271. A privatizuan firmën me qindra miliona AMRO në Shqipëri dhe ende sot nuk kane dhënë asnjë cent?

272. A morën ALBPETROL gati një miliardë dollar duke konstruktuar një konsorcium të komplikuar për t’i fshehur pronarët e vërtetë?

273. A privatizoj Fazlliqi 50 000 hektar tok në bregdetin shqiptar?

274. Shumica dërmuese të milionerëve të cilët i kanë bankat, sigurimet dhe kapitalin e Kosovës janë të lidhur ngushtë me Serbinë apo jo?

275. Hashim! A hynë bashkë me Mishkoviqin për të marr operatorin 4 celular në Shqipëri?

276. A e more licencën me Mishkoviqin pa kaluar procedurat tenderuese?

277. A është normale se Serbia mundohet ta mbaj Kosovën me patronët e vet, me djathtistët e vet, me biznesmenët e vet, me kapitalistët e vet?

278. Djathtistët në Shqipëri, në Kosovë janë kapitalistët që posedojnë ekonomin e vendit. Ekonomia e vendit është në duar të shqipfolësve dhe serbeve fatkeqësisht, a është kështu!!!

279. Në Kosovë të gjithë kanë qenë komunistë si LPK-ja ashtu LDK-ja.

280. Luftë ideologjike a mund të ketë në mesin e komunistëve?

281. Pse ndodhë kjo?

282. Kjo ndodhë ndoshta se janë spiun si shefat e LDK ashtu janë edhe të PDK?

283. Spiunët janë të interesuar të krijojnë përçarje, koklavitje në popull.

284. Lidhja Komuniste e Jugosllavisë ose LDK-ja, a ka qenë e djathtë?

285. Partia e punës së Shqipërisë, a ka qenë e djathtë?

286. As Partia Punës, as Lidhja Komuniste e Jugosllavisë nuk kanë qenë të djathta, a është kështu?

287. A kanë qenë të gjithë komunistë?

288. Rugova a ishte elitë e Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe të Shkrimtarëve?

289. A është maltretuar ndonjëherë Rugova nga Jugosllavia apo Serbia si anti-komunistë? Jo sepse ishte në kryesi të Lidhje Komuniste të Kosovës!!!

290. Askush në Kosovë nuk është dënuar si djathtist nga Serbia.

291. Pse mashtroni popullin me rrena, me ideologji dhe koncepte përçarëse?

292. Pse bëhen këto propaganda Djathtist/Majtist? Kur të gjithë kanë qenë komunistë apo jo?

293. Pse mundohen të krijojnë ndarje dhe përçarje në popull me koncepte false?

294. Interesi i kujt është përçarja në popullin shqiptarë?

295. A ka qenë interesi i Serbisë që të luftojnë shqiptarët mes veti jo djathtistët, jo majtistët?

296. Do të thotë shqiptarët të luftojnë njeri tjetrin (por jo Serbinë) nëse nuk gaboj?

297. Njerëzit që përdorin këto fjali janë vetëm UDB-asha!

298. Qëllimi i tyre a është të krijojnë kushtet për ballafaqim mes shqiptarëve në Kosovë?

299. Shqiptarët të luftojnë mes veti por jo Serbinë.

300. Çdo term që i ndanë shqiptarët është promovuar nga UDB si djathtist/ majtistet, Kuq/Blu, fshatar/qytetar, UÇK/LDK, Drenica/Dukagjini, Jug/Veri, Toskë/Gegë a është kështu???????

Shqiptar mos shikoni partia dhe ideologjia, e vetmja parti është drejtësia dhe realiteti!!! Nuk duhet të mbrohet e keqja!

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat