Haradinaj do të dorëzohet për taksën, për ulësen e tij është gati për çdo gjë

Politika

Haradinaj do të dorëzohet për taksën, për ulësen e tij është gati për çdo gjë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 janar 2019 Në ora: 23:52
Ramush Haradinaj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar së fundmi në lidhje me taksën dhe kërkesën që ajo të hiqet, derisa ka ngritur dyshime se taksa po përdoret për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një komunikate për media, KMDLNJ thotë se me rishikimin e taksës mund të rishikohet edhe posti i kryeministrit Haradinaj.

“Tash kemi zëra edhe brenda koalicionit se heqja e taksës mund edhe të rishikohet e që nënkupton se angazhohen për heqjen e kokës së Ramush Haradinajt e cila do të shkonte bashkë me taksën 100%, përmes riformatimit të qeverisë ku do të mbizotëronin ata që e përkrahin heqjen e taksës, si kusht për vazhdim të bisedimeve dhe për këtë, pandershëm e përdorin si argument “ kërkesën e miqve amerikanë“. Ata, vendorët , po të kishin mundësi ta bëjnë riformatimin e qeverisë, pa Ramush Haradinajn , këtë do ta bënin për 5 minuta. Zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt , kërkesa për to janë bllof e jo sidomos atyre që po nguten për arritjen e “një marrëveshjeje historike me Serbinë duke e luajtur lojën e kufijve”, thuhet në reagimin e KMDLNJ.

A do ta mbajë fjalën Haradinaj edhe nëse rrëzohet qeveria?

Se sa mund të përdoret taksa për rrëzimin e Qeverisë, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka rikujtuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinajt, se nuk do ta heqë taksën me së paku deri në vitin 2022 e të tjerët japin deklarata të ndryshme.

“A do ta lidhë Qeveria Haradinaj fatin e vet me heqjen apo mbetjen e taksës të vënë unanimisht në erën 100 për qind ndaj mallrave që Kosova i importon nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, me arsyetim politik e jo si masë e politikave ekonomike, gjykuar sipas deklaratave të Kryeministrit Haradinaj duket se taksa mbetet së paku deri në vitin 2022, ndërsa gjykuar sipas deklaratës së zëvendës kryeministrit Enver Hoxhaj, taksa nuk është reale të pritet se do të sjellë njohje nga Serbia të shtetit të Kosovës ndërsa zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i jashtëm Behgjet Pacolli, thotë se Kosova duhet të dëgjojë miqtë e saj, SHBA-të dhe BE-në dhe duhet të heqë taksën”, është shprehur ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat