Lirohen ushtarët e FSK-së të ndaluar nga Serbia

Politika

Lirohen ushtarët e FSK-së të ndaluar nga Serbia

Nga: K.M Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:55
Ushtarë Ujkaniviç

Pasi është raportuar se dy pjesëtarë të komunitetit serbë janë ndaluar, të dy vëllezër që po udhëtonin për në Serbi. Është konfirmuar se ata janë ndaluar për të vetmen arsye, se janë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka konfirmuar Ibrahim Shala, drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në FSK.

Shala në një prononcim për “Bota Sot” është shprehur i shqetësuar me këtë veprime të palës serbe duke thënë se serbët po veprojnë kundër në raport me Kosovën.

“Serbia po vazhdon kundërligjshëm të veprojë në raport me Republikën e Kosovës. Sigurisht se jemi të shqetësuar dhe se do të reagojmë konform mundësive nëpër instancat përkatëse”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

Shala gjithashtu ka konfirmuar se të dy pjesëtarët e FSK tashmë janë liruar, duke vazhduar rrugën për ku janë nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat