Murati: MPJ pa strategji konkrete për ruajtjen e shtetësisë së Kosovës

Politika

Murati: MPJ pa strategji konkrete për ruajtjen e shtetësisë së Kosovës

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:24
Artan Murati

Diplomacia e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka ngecur gjatë 2018, ndërsa ky avaz po vazhdon edhe në fillim të këtij viti,  duke mos pasur njohje të reja, por vetëm ç'njohje.

Kanë kaluar gati 11 vjet kur Kosova shpalli Pavarësinë, nga atëherë përveç shteteve që na kanë njohur, ka pas të tillë që e kanë tërhequr njohjen.

Për çnjohjen e shtetit të Kosovës nga vendet tjera, ka folur për "Bota sot" njohës i çështjeve politike në vend, Artan Murati nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Ai në një prononcim për "Bota Sot" ka thënë se Ministria e Punës së Jashtme (MPJ), nuk ka pasur një strategji konkrete si  të loboj për shtetësinë e Kosovës.

“MPJ në shumë raste nuk ka pasur strategji konkrete si të loboj për shtetësinë e Kosovës, qoftë për prurjen e njohjeve të reja, qoftë për mbajtjen e raporteve diplomatike me shtetet që na kanë njohur, në mënyrë që të parandalohet tërheqja e njohjes”, tha Murati.

Gjithashtu Murati thotë se kjo qasje e pakoordinuar e institucioneve të vendit, e në veçanti e MPJ-së, po i kushton Kosovës, shkruan "Bota Sot" .

“Kjo qasje e pakoordinuar e institucioneve të vendit, e në veçanti e MPJ-së, po i kushton Kosovës. Përveç që nuk kemi pranuar njohje të reja tash e sa kohë, Kosova po dështon të anëtarësohet në organizata rajonale e ndërkombëtare, si dhe është duke u ballafaquar me tërhjekje të njohjes së pavarësisë nga disa shtete të vogla”, shtoi më tej Murati

Murati më tej shtoi se diplomacia e Kosovës të zgjohet dhe të mos merret me politikë ad-hoke.

“Andaj, është momenti i fundit që diplomacia kosovare të zgjohet dhe të mos mirret me politika ad-hoke, por të ketë plan e strategji konkrete si ti qaset këtij problem”, përfundojë Murati./Bota Sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat