Deputetja e VV-së për njohjen e mundshme nga Rusia: Ndoshta Thaçi e Veseli i kanë bërë koncesione tjera Serbisë

Politika

Deputetja e VV-së për njohjen e mundshme nga Rusia: Ndoshta Thaçi e Veseli i kanë bërë koncesione tjera Serbisë

Nga: G.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:58
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë është ajo që kërkohet që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

E derisa nga Serbia deklarohen se kurrë nuk do ta njohin Kosovën, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se Rusia është në rrugën për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Se sa mund të ndodhë një gjë e tillë dhe sa do të kishte rëndësi për Kosovën, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë se Kadri Veseli dhe SHIK-u nuk janë me këmbë në tokë, pasi Rusia nuk mund të merr vendim të tillë.

Image
Drita Millaku

“Kadri Veseli dhe SHIK-u nuk janë me këmbë në tokë. Rusia nuk do të merr vendim i cili është në kundërshtim me politikën serbe, prandaj është absurd që të mendohet një gjë e tillë”, ka theksuar Millaku.

Sipas saj, ndoshta Thaçi e Veseli i kanë bërë koncesione tjera Serbisë, me kusht njohjen e Kosovës.

“Sidoqoftë, mbase Kadriu dhe Hashimi i kanë bërë koncesione tjera Serbisë me kusht që ta njohin pjesën e mbetur të Kosovës”, ka deklaruar Deputetja Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat