“Serbia me idenë e Thaçit po lobon për ç`njohje të Kosovës”

Politika

“Serbia me idenë e Thaçit po lobon për ç`njohje të Kosovës”

Nga: A.M. Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi

Gjatë këtyre ditëve është paralajmëruar se republika Palauoit do ta tërheq njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

Kjo po vlerësohet se si sinjal për dështimin e diplomacisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri është shprehur për “Bota sot” se tërheqja e njohjeve është një sinjale se diplomacia e Kosovës tashmë ka dështuar.

“Paralajmërimi i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga republika Palauoit, është edhe një sinjal se diplomacia e Kosovës tashmë ka dështuar jo vetëm në sigurimin e njohjeve të reja, por edhe për ruajtjen dhe avancimin e njohjeve që kishim nga shtete e ndryshme”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, ai ka shtuar se kjo është një arsye më shumë për t`i dhënë fund keqqeverisjes në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Image
Nexhat Haziri

“Po ashtu kjo është edhe një arsyeje më shumë se për ta ndal këtë degradim në politikën e jashtme por në përgjithësi për ti dhënë fund keqqeverisjes Kosova duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka cekur se kjo klasë politikë është duke e rrezikuar shtetësia e Kosovës dhe se idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh po e përdor Beogradi zyrtar tek vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës për ç ‘njohje të saj.

“Asnjë herë Kosova nuk ka pasur rajting më të ulët në rrafshin ndërkombëtar, dhe kjo do të duhet të kuptohej nga e gjithë klasa politike pasi seriozisht është duke u rrezikuar shtetësia e Kosovës, e sidomos krahas ç ‘njohjeve edhe idetë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, opsion ky që hapë çështjen e statusit të Kosovës, idetë këto që po i përdor Beogradi zyrtar gjatë lobimit në shtet që na kanë njohur për tërhequr njohën duke e arsyetuar nga serbët se statusi i Kosovës akoma është duke u negociuar”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat