Tronditja e radhës e Murat Jasharit: Qenan Ademi, Qazim Bakija, Qemal Agushi, Bardhyl Fetahu u vranë nga SHIK-u?

Politika

Tronditja e radhës e Murat Jasharit: Qenan Ademi, Qazim Bakija, Qemal Agushi, Bardhyl Fetahu u vranë nga SHIK-u?

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:50
Murat Jashari dhe Hashim Thaçi

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, e pyet Hashim Thaçin se a është formuar SHIK-u i Kosovës si degë e SHIK-ut të Shqipërisë.

Sipas tij, po konfirmohet çdo ditë se SHIK-u ka vrarë patriotët në Shqipëri.

“SHIK-u faktikisht a është emërtimi i UDB-së në trojet shqiptare? Kur flitet për vrasjet e patriotëve në Shqipëri nga Kosova apo Maqedonia nga SHIK-u. Ju SHIK-u i Kosovës ishit urdhërdhënësit apo jo?”, pyet Jashari.

Ai e pyet se kush është në krye të shërbimeve në Kosovë dhe Shqipëri?

“Në Kosovë, a është Ilmi Reçica nr. 2 i SHIK-ut? Ilmi Reçica, a është shok i ngushtë i shef shërbimit sekret Sasha Mihallkov? Sasha Mihallkov ka koordinuar shitjen e drogës në Çeki me vëllain e Ilmi Reçicës në Pragë. Ilmi Reçica me Petrit Amin patën mundësuar arrestimin e Princ Dobroshit për t’ia marrë klientët, apo jo? Njëjtën gjë bërën për Qorrin e Ferizajt!”, vazhdon me pyetje Jashari.

Ai pyet tutje se, SHIK-u me shërbimet Maqedone vranë Harun Aliun (Kushtrimin) me 12 maj 2010, apo jo?

“Pas një kohe të shkurtër më datën 21 qershor 2010, a vrau 4 veta tjera në Kosovë në rrugën Viti-Kllokot? Tre shqiptar të Maqedonisë, një shqiptar i Kosovës? Qenan Ademi, Qazim Bakija, Qemal Agushi, Bardhyl Fetahu janë vrarë nga SHIK-u a po?! Pse u vranë nga SHIK-u? Sepse kanë qenë ushtarë lirie të UÇK-së si Haruni?”, janë pyetjet tjera të drejtuara për Thaçin.

 “Numër dyshi i shërbimit të Kosovës SHIK, Ilmi Reçica krahu i djathtë i Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit është shok i ngushtë i Sasha Mijallkovit! A janë forcat anti kombëtare në krye të popullit shqiptar? A jeni ju SHIK-istat apo UDB-ashët që keni situatën nën-kontroll?”, pyet tutje Jashari.

Më poshtë, ua sjellim edhe 50 pyetjet e radhës të Murat Jasharit, drejtuar Hashim Thaçit:

351. Kjo është Shqipëria e 2012, por në kohë e mjegullt të tranzicionit 1995/99 çka ka ndodhur?

352. Sot është e sigurt dhe konfirmohet për çdo ditë se SHIK-u ka vrarë patriotë në Shqipëri, a është kështu apo jo?

353. SHIK-u i Kosovës është formuar të njëjtën kohë si degë e SHIK-ut të Shqipërisë?

354. SHIK-u faktikisht a është emërtimi i UDB-së në trojet shqiptare?

355. Kur flitet për vrasjet e patriotëve në Shqipëri nga Kosova apo Maqedonia nga SHIK-u. Ju SHIK-u i Kosovës ishit urdhërdhënësit apo jo?

356. A është kjo arsyeja, që maqedonët konsiderojnë vetin të fortë dhe bëjnë presion ish-ushtarëve të UÇKombëtare në Maqedoni?

357. Maqedonët sipas veteranëve të UÇK-së, thonë haptas nëse nuk jeni të dëgjueshëm mund të merrni plumb në kokë nga shërbimi maqedon si në Kosovë, ashtu në Shqipëri?

358. Pse ndihen komod shërbimet maqedonë dhe serbë?

359. Kjo, a do të thotë se në Kosovë dhe në Shqipëri janë serbofilat në krye të shërbimeve?

360. Kush është në krye të shërbimeve në Kosovë dhe Shqipëri, a janë SHIK-isitat?

361. Në Kosovë, a është Ilmi Reçica nr. 2 i SHIK-ut?

362. Ilmi Reçica, a është shok i ngushtë i shef shërbimit sekret Sasha Mihallkov?

363. Sasha Mihallkov ka koordinuar shitjen e drogës në Çeki me vëllain e Ilmi Reçicës në Prag.

364. Ilmi Reçica me Petrit Amin patën mundësuar arrestimin e Princ Dobroshit për t’ia marrë klientët, apo jo?

365. Njëjtën gjë bërën për Qorrin e Ferizajt!

366. SHIK-u me shërbimet Maqedone vranë Harun Aliun (Kushtrimin) me 12 maj 2010, apo jo?

367. Pas një kohe të shkurtër më datën 21 qershor 2010, a vrau 4 veta tjera në Kosovë në rrugën Viti-Kllokot?

368. Tre shqiptar të Maqedonisë, një shqiptar i Kosovës?

369. Qenan Ademi, Qazim Bakija, Qemal Agushi, Bardhyl Fetahu janë vrarë nga SHIK-u a po?!

370. Pse u vranë nga SHIK-u?

371. Sepse kanë qenë ushtar lirie të UÇK-së si Haruni?

372. Kjo është arsyeja, pse trimërohen maqedonët apo?

373. Maqedonët mund t’i frikojnë shqiptarët duke ju thënë se ju vrasim si në Kosovë ashtu në Shqipëri!!!!

374. Numër dyshi i shërbimit të Kosovës SHIK, Ilmi Reçica krahu i djathtë i Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit është shok i ngushtë i Sasha Mijallkovit!

375. A janë forcat anti kombëtare në krye të popullit shqiptar?

376. A jeni ju SHIK-istat apo UDB-ashët që keni situatën nën-kontroll?

377. Sepse ju keni njohur personalisht aktivistët të Lëvizjeve; LKÇK, LFRK, a është kështu apo jo?

378. Në fillim të luftës, Holbruk a ishte takuar me Millosheviqin për t’u informuar për situatën në Kosovë?

380. Millosheviqi dhe Stanishiqi, a kishin garantuar se gjendja në Kosovë ishte nën kontroll?

381. A kishin garantuar se partitë legale si LDK-ja janë në kontroll, dhe se ishin duke punuar për t’i infiltruar një grusht terroristë, a është kështu apo jo?

382. Pas takimit me Millosheviqin, Holbruk a kishte deklaruar se çështja e Kosovës rregullohet brenda Serbisë/ Jugosllavisë?

383. Do të thotë jo Pavarësi shtetërore të Kosovës por vetëm një autonomi, a është kështu?

384. Rrjedhoja e këtij mendimit, a ishte se personat të cilët luftuan organet e sigurisë serbe nuk emërohen ushtar të lirisë por cilësohen «terroristë»?

385. Gelbard në emër të SHBA, a kishte deklaruar «UÇK-ja është terroriste»?

386. Menjëherë pas kësaj deklarate, a filluan masakrat në Kosovë?

387. Millosheviqi deklaronte për UÇK «është një grup i vogël të terroristëve» apo jo?

388. Rugova a deklaronte UÇK është «një grup i vogël ekstremistësh»?

389. Këto komente ishin për ti ja mbush mendjen diplomatëve ndërkombëtar se UÇK është vetëm një grusht i vogël destabilizues?

390. Rugova a deklaronte: «UÇK është elementë destabilizues për rajonin»?

391. Rugova a kishte deklaruar se një grup i vogël ka për qëllim shkatërrimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë për të krijuar një shtet të madhe Shqiptare?

392. Rugova a ka deklaruar ndonjëherë në mediat ndërkombëtare që Serbia është destabilizuese në Ballkan? Jo.

393. Pse jo?

394. Me këto deklarata Rugova a konfirmonte diplomatëve se LDK ishte në vijën e Beogradit karshi UÇK-së apo jo? Sepse si Beogradi ashtu Rugova deklaronte se UÇK është ekstremiste.

395. Partia e Popullit shqiptar në Kosove LDK-ja, sepse shumica e popullit ishte në LDK.

396. Kur deklaron Serbia dhe LDK si parti masive të shqiptarëve: «UÇK është terroriste!», ndërkombëtarët çka duhet të deklarojnë?

397. Rugova përdorte retorikën e Millosheviqit karshi UÇK-së nëse nuk gaboj?

397. Millosheviqi ka thënë «terroriste», Rugova ka thënë «ekstremiste»!

398. Millosheviqi ka thënë për UÇK janë « pakicë », Rugova ka thënë janë «një pakicë»!

399. Për një grusht njerëzish a prishet shteti?

400. A lejohet te prishen 3 shtete nga një grup i vogël?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat