Kryeministri duhet të reflektoj brenda natës për këto çështje - Bota Sot
Kryeministri duhet të reflektoj brenda natës për këto çështje

Politika

Kryeministri duhet të reflektoj brenda natës për këto çështje

Nga: D. B Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:12
Ramush Haradinaj

Për vet faktin që Qeveritë e Kosovës nuk po mundet t’i menaxhojë situatat politike dhe ekonomike në këtë rast edhe qeveria aktuale, tregon që jemi një vend me pa pjekuri politike duke mos e njohur artin e të qeverisurit dhe menaxhimin me situata të caktuar.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustaf Kadriaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kryeministri aktual e kishte rastin e mirë që të reflektoj në lidhje me taksën ndaj Serbisë kur iu kërkua nga SHBA-ja, pasi kërkesa ishte nga një shtet i cili është faktor vendimtar për çlirim dhe shtet formim të Kosovës, duke gjetur kështu edhe një mënyrë për të tërhequr taksën 100% ndaj Serbisë dhe Boenës Hercegovinës.

Image
Mustaf Kadriaj

“Tani e tutje kryeministri aktual me qëndrimin e tij, që në asnjë mënyrë nuk do tërhiqet taksa nuk do të bëj veprim kombëtar, por do ti jep autogol vetvetes dhe Kosovës në proceset që e presin. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm për peshën tonë politike dhe ekonomike në nivel ndërkombëtar. Po ashtu tani e tutje kryeminatori aktual po përballet dhe do të vazhdoj të përballet me kërkesat e sindikatave duke kërkuar rritje të pagave dhe nivel me të lart të koeficientit të vlerësimit të pagave sidomos në sektorin e arsimit që kjo do të rëndoj punën e qeverise në një kohë ku ende nuk është votuar buxheti për vitin 2019 që nëse nuk do votohet do të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, kjo për Kosovën do të jetë  një atak politik për faktin e agjendës së bisedimeve që me ekipi negociues me Serbinë nuk do ketë mandatin legjitim për ti vazhduar bisedimet.

“Si përfundim kryeministri aktual nuk duhet të humb kohë që të reflektoj brenda nate për tërheqje të taksës, por së paku ti jep hapësirë bisedimeve dhe ti jep rast shtetit serb për përmirësim po ashtu të ulët me sindikatën e arsimit që mbasi të votohet buxheti te rishikohet drafti i ligjit për nivelizim të pagave që të gjendet një gjuhë e përbashkët sepse po dëmtohet kategoria me delikate dhe e ardhmja e vendit pra nxënësit. Mendoj që opozita duhet të luaj rol shtet formues duke bërë që ligji për buxhetin 2019 të kaloj duke kushtëzuar që pranvera të ketë zgjedhje nacionale duke i dhënë rast vetvetes që të kërkojnë besimin e qytetareve duke dalur një qeveri me program investiv duke bërë që të ndikojë në rritje ekonomike, zhvillimi ekonomik, punësim dhe mirëqenie ekonomike”, ka thënë Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...