Shahu: Nëse "falli" i Veselit vërtetohet, gjithë bota do të ketë më pak urrejtje

Politika

Shahu: Nëse "falli" i Veselit vërtetohet, gjithë bota do të ketë më pak urrejtje

Nga: G.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:10
Rexhep Shahu

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës si shtet.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, duke folur për këtë temë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse ky lajm do të ndodhte vërtetë, do të ishte si shi në vërë dhe në botë do të kishte më pak urrejtje e më shumë dashuri.

“Kjo do të ishte gjë e bukur por në kushtet e njohjeve e dijeve që kemi ky lajm është si shi në verë. Të njohë Rusia Kosovën bien poshtë gjithë malet tona të urrejtjes ndaj rusëve si miq e mbështetës të serbëve në luftë kundër shqiptarëve. Nëse "falli" i Veselit vërtetohet gjithë bota do të ketë më pak urrejtje e më shumë dashuri. Nëse do të ndodhë për Kosovën do të ishte në top lajmet historike të saj, do të ishte sinjal i një pajtimi të madh dhe ngritja e një urë dashurie”, ka deklaruar Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat