Buxheti për vitin 2019 ende nuk është aprovuar, paraja publike shpenzohet në mënyrë të pakontrolluar

Politika

Buxheti për vitin 2019 ende nuk është aprovuar, paraja publike shpenzohet në mënyrë të pakontrolluar

Nga: D. B Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:05
Ilustrim

Kosova fatkeqësisht tanimë është në krizë, kjo për faktin se grevat aktuale dhe të paralajmëruara për rritje të pagave në sektorin publik, tregojnë për një krizë të gjithanshme.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të ekonomisë Nexhat Kryeziu, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se buxheti për vitin 2019 ende nuk është aprovuar, përderisa shpenzimi i pakontrolluar i parasë publike vazhdon të krijojë pakënaqësi.

Image
Nexhat Kryeziu

 “Shpenzimi i pakontrolluar i parasë publike vazhdon të krijojë pakënaqësi, ndoshta jo në nivelin e pagave në funksione të caktuara, mirëpo për shkak të pabarazisë që qeveria trajton grupe të ndryshme. Kur kësaj i shtohet edhe kriza politike në lidhje me bisedimet, taksën dhe vizat, natyrisht se situata bëhet edhe më e komplikuar. Rruga duhet që të jetë një krijimi i një konsensusi në nivel vendi, ndërsa mbajtja apo më mirë të themi "mirëmbajtja" e kësaj gjendje me veprime të pakontrolluara nga qeveria do të bëjë që situata të del jashtë kontrollit në një të ardhme të jo të largët. Qeveria, në situatën ekzistuese me probleme shumë të mëdha politike jashtë dhe me numër shumë të vogël të koalicionit, nuk është garant i gjetje së rrugëdaljes”, është shprehur njohësi i çështjeve të ekonomisë, Nexhat Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat