Deputetja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e LDK-së, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se akterët institucionalë që kanë kompetenca në fushën e politikës së jashtme janë totalisht të çakorduar dhe jo unikë në qëndrimet që duhet t’i mbajnë dhe për prioritetet që duhet t’i kenë në politikën e jashtme.
“Pra nuk kanë pajtim as për dialogun, as për tarifën, as për raportet me miqtë tanë, as për agjendën bilaterale e as atë multilaterale. Të gjitha këto e dëmtojnë vendin, jo vetëm në raport me Serbinë, por në përgjithësi në arenën ndërkombëtare”, ka përfunduar kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani.