Murat Jashari: Thaçi erdh me duar në xhepa, u bë shef i UÇK-së falë ekzekutimit me duar të lidhura të Behadin Allaqit

Politika

Murat Jashari: Thaçi erdh me duar në xhepa, u bë shef i UÇK-së falë ekzekutimit me duar të lidhura të Behadin Allaqit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçin e pyet se a erdhe në krye të UÇK-së, në vitin 1998, para Fehmi Lladrovcit që ishte organizatori numër një në diasporë?

Jashari thotë se Thaçi erdhi me duar në xhepa në Kosovë, pastaj u bë shef.

“A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, fal vdekjes së Jasharëve të cilit ishin të pa-zëvendësueshëm në Drenicë e tërë Kosovën? A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, fal vrasjes së anëtarëve të Shtabit Qendrorë dhe të Ilir Konushevcit i cili kishte përgjegjësinë e lidhjes Shqipëri/Kosovë? A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, fal ekzekutimin nga ti duar lidhur të shefit politik të UÇK-së, Behadin Allaqin?”, pyet Jashari.

Sipas tij, kjo është shumë e çuditshme.

“Pa bë gjë, erdhe si parashutist në krye të UÇK-së!? Shërbimi serb ka infiltruar në krye të LPK-së, LKÇK, UÇK, Lëvizjes për Bashkim e tjerë, a është kështu? A shpjegohet puna, sesi shqiptarët ishin kundër Autonomisë 1997 dhe 1998?”, vazhdon tutje Jashari.

Lexojeni më poshtë 50 pyetjet e radhës:

451. Interesi i çdo shërbimit, a është të infiltroj në krye e jo në bisht?

452. A përputhet kjo me ty o Hashim?

453. A erdhe pikërisht në 1998 ne krye të UÇK, pa bë gjë?

454. A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, para Fehmi Lladrovcit që ishte organizatori numër një në diasporë?

455. A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, fal vdekjes së Jasharëve të cilit ishin të pa-zëvendësueshëm në Drenice e tërë Kosovën?

456. A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK, fal vrasjes së anëtarëve të Shtabit Qendrorë dhe të Ilir Konushevcit i cili kishte përgjegjësinë e lidhjes Shqipëri/Kosovë?

457. A erdhe pikërisht në 1998 në krye të UÇK ,fal ekzekutimin nga ti duar lidhur të shefit politik të UÇK-së, Behadin Allaqin?

458. Erdhe në Mars 1998 me duar në xhepa dhe u bëre SHEF!!!???

459. Diçka shumë e çuditshme po më duket!?

460. Pa bë gjë, erdhe si parashutist në krye të UÇK-së!?

461. Shërbimi serb ka infiltruar në krye të LPK-së, LKÇK, UÇK, Lëvizjes për Bashkim e tjerë, a është kështu?

462. A shpjegohet puna, sesi shqiptarët ishin kundër Autonomisë 1997 dhe 1998?

463. Madje janë munduar ta përulin Adem Demaçin i cili kërkonte një Konfederatë Balkanike Kosovë-Serbi-Mal Zi para se të fillojnë masakrat. Kur filluan masakrat Demaçi kishte kërkuar vetëm pavarësi dhe asgjë tjetër.

564. A ishte ajo arsye pse Serbia dhe ndërkombëtaret kishin kërkuar me këmbëngulje largimin e Adem Demaçit nga përfaqësia e UÇK?

465. Serbët dhe ndërkombëtarët, a kërkuan edhe zhbërjen e LPK dhe LKÇK-së sepse LFRK ishte shkatërruar nga UDB-ashtët e LPK-së.

466. LPK është shkatërruar pas lufte në Prizren me organizim të Xhevat Bislimit, Ibrahim Kelmendit dhe Bardhyl Mahmutit duke krijuar një parti tjetër PBD.

467. LKÇK kishte detyrë Remi ta shkatërrojë.

468. Por sipas shume informacioneve kokat e LKÇK kanë marrë disa miliona marka pas luftës për shpërbërjen e organizatës nga Anglezët (të cilët kishin rajonin e Prishtinës dhe Llapit).

469. Si shpjegohet që më 1999 ishin të gjithë dakort të hyjnë në bisedime në Rambuje për një Autonomi të Kosovës përveç Adem Demaçit?

470. A ishte vetëm Demaçi që prishte punë për këtë Autonomi?

471. A bëhet ftesa për bisedime për një Autonomi Substanciale të Kosovës në Rambuje?

472. Pse përfaqësuesit e Kosovës nuk e refuzuan ftesën për «Autonomi»?

473. Mund të lexoni arkivat e Gjykatës së Hagës për Jugosllavi të Ëolfgang Petrisch.

474. Pyetjes gjykatësit në Hag Ëolfgang Petrisch i cili ishte ndërmjetësues: «a ka qene e qartë për delegacionin shqiptar që nuk negociohet për pavarësi por për një Autonomi të gjërë?»

Ëolfgang Petrisch thotë të gjithë delegatët shqiptar kanë dijeni se nuk ka pavarësi dhe nuk ka ndarje nga Jugosllavia dhe Serbia.

475. A është kështu Hashim?

476. Demaçi, a e kishte mirë kur tha ata që e nënshkruan këtë tradhti nuk duhet të lejohen të mirën me politik në Kosovë?

477. Nuk duhet t’i lejohet e drejtat civile atyre njerëzve që ishin pjesëmarrës në Rambuje, sepse na tradhtuan, apo jo?

478. Grupi i Kontaktit, a kishte propozuar paraprakisht me 30 janar 1999 të panegociushme sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë/Jugosllavisë?

479. Dhe në fillimi të bisedimeve BE me 10 shkurt 1999 kishte garantuar Serbinë që do të ruhet sovraniteti dhe integriteti I shtetit, a është kështu?

480. Pse hyrët në bisedime kur keni qenë të informuar se nuk ka Pavarësi ?

481. Pse hyrët në bisedime kur keni qenë të informuar se statusit është vetëm «Autonomia»?

482. Pse nuk është thirrë në Rambuje Ukshin Hoti baba i UÇK-së?

483. Pse nuk i vut kushte Serbisë lirimin e Ukshin Hotit njeriu i diplomuar në Universitetin Amerikan të Harvardit për politik dhe baba shpirtëror i UÇK-së?

484. Ukshin Hoti përveç shkollës kishte vajtuar 3 herë burgjet e Serbisë për çështjen e Kosovës dhe ishte inicuesi të organizimit ushtarak në 1991.

485. Pse nuk e thirrët Adem Demaçin?

486. A u frikuat se me këta njerëz nuk ka tradhti?

487. Pse askush nuk i ka kushtuar rëndësi Ukshin Hotit?

488. Pse Hashim shkove për të negociuar autonominë në emër të UÇK-së?

489. Pse delegacioni i UÇK shkoj të negocioj autonominë?

490. Prej kujt e morre pëlqimin ?

491. Kush ju dha mandatin për të biseduar autonomin?

492. A keni marrë vetë vendimin?

493. UÇK-ja e politikës dhe e logjistikës?

494. UÇK-ja e hajnisë dhe e tradhtisë !!!

495. Vetëm një pyetje Hashim, UÇK-ja a luftoj për autonomi??????????

496. A ke mundësi t’i informosh ushtarët e UÇK se për çfarë qëllimi është luftuar në Kosovë?

497. Pyetjes gjykatësit destinuar Ëolfgang Petrisch: «çka ka ndryshuar për disa muaj në UÇK?» *UÇK-ja ishte për pavarësi në 1998, tash vijnë në shkurt 1999 e bisedojnë autonomin, a është kështu?

498. Ëolfgang Petrisch thotë se është punuar në aspektin e sigurisë nga ana serbe për këto bisedime?

499. Çka do të thotë kjo?

500. Çka nënkupton kjo përgjigje?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat