“LDK-ja gojën plotë në kohë të fushatave zgjedhore e veprojnë jashtë filozofisë politike Rugoviane”

Politika

“LDK-ja gojën plotë në kohë të fushatave zgjedhore e veprojnë jashtë filozofisë politike Rugoviane”

Nga: D.B Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:00
LDK

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se, pasuesit e Rugovës e në veçanti Thaçi, i cili  e ka luftuar në kontuinitet, tash në çdo hap mundohet që përmes farzave fiktive politike t’i bëj nderime ikonës së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se, vepra dhe filozofia politike Rugoviane shfrytëzohet vetëm për qëllime politike nga klasa politike por edhe nga LDK-ja.

“Realisht ata mundohen ta nderojnë Rugovën përmes frazave politike boshe, dhe jo që e nderojnë veprën e tij. Përkundrazi kjo është nëpërkëmbje dhe njollosje e personalitetit të Rugovës. Veprimet praktike tregojnë më shumë se realiteti objektiv. Është për keqardhje se si një personalitet me përmasa të një lideri botëror nënçmohet nga institucionet e Republikës së Kosovës e në veçanti nga subjekti politik LDK. E kanë gojën plotë në kohë të fushatave zgjedhore e veprojnë jashtë filozofisë politike Rugoviane, kjo tregon vullnetin, përkushtimin  dhe dëshirën e tyre për ta nderuar personalitetin e Rugovës”, ka thënë Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, respekti dhe nderimi më i mirë i personalitetit të Rugovës do të ishte kur e gjithë klasa politike e në veçanti subjekti politik LDK , të punojë brenda filozofisë politike Rugoviane, e  jo LDK, së cilës Rugova ia kushtoj jetën të nëpërkëmbet nga pasuesit e tij.

“Fillimisht duhet të ekzistoj një vullnet  institucional, pastaj  kërkohet të jetë një strategji e hartuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës që të jetësohen këto projekte, nëse me të vërtetë e kanë me zemër që ikona e filozofisë Rugoviane të mbetët shembull i gjeneratave pasuese. Por, dyshoj se kjo klasë politike e veçanërisht subjekti politik LDK e ka seriozisht dhe sinqerisht  të çmojë personalitetin e Ibrahim Rugovës”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat