Pasi e quajti “analfabet i diplomuar”, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet Naser Rugovës

Politika

Pasi e quajti “analfabet i diplomuar”, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet Naser Rugovës

Nga: K.M. Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:31
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha për gazetën  “Bota Sot” ka folur rreth  deklaratës mbrëmshme, ku kryetarin e LDK-së e quajti “xhenaze politike”.

Në këtë rast Berisha i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Naser Rugova i cili, reagoi ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur “analfabet politik”.

Berisha për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk i komenton deklaratat e Naser Rugovës.

 “Unë nuk i komentoj deklaratat e Naser Rugovës sepse është trashëgimtari më i dobët i familjes Rugova. Në kohën kur Ibrahim Rugova ka bë përpjekjet e veta për liri, disa kanë mbrojt Jugosllavinë dhe bashkim vëllazërimin. Me refrenin e njëjtë tipat e Naser Rugovës nuk do të marrin vota më”.

Më tej z. Berisha ka thënë se edhe ai ka “hise” në LDK-në e përpjekjeve të mëdha për liri dhe pavarësi.

“Kurse, historia e këtyre të ditëve që po i jetojmë, nuk më bënë përshtypje. Edhe njëherë, Isa Mustafa është i pa energji, nuk ka çka ti ofrojë më tutje politikës në Kosovë, ky është kuptimi i asaj që jam shpreh mbrëmë, edhe pse dikush tenton ta shtrembëroj”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat