Haziri: Koalicioni PAN, i vetmi përgjegjës që s’ka liberalizim

Politika

Haziri: Koalicioni PAN, i vetmi përgjegjës që s’ka liberalizim

Nga: N.H Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndër diskutimet e shumta për zhvillimet e fundit në vendin tonë, ditën e djeshme pas mbledhjes së qeverisë ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave duke u shprehur optimist.

“Nuk mund të ofrojë data të sakta për liberalizim të vizave, por kemi një proces përpara dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Proceset kryesore kanë përfunduar nga Komisioni Evropian andaj mund të ju them se nuk do të shkojë kohë e gjatë”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me ketë, analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nga liderët institucional më shumë po përdorët për konsum të brendshëm politik, si shkak i tërheqjes së vëmendjen nga ngërçi politik.

Image
Nexhat Haziri

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur si të thuash vetëm deklaratë kalimthi që po përdorët nga liderët institucional të Kosovës më shumë për konsum të brendshëm politik dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga ngërçi politik dhe institucional në të cilën ka hyrë vendi. Nuk ka një afat se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave as edhe në këtë vit dhe nuk do të ketë deri sa Kosova qeveriset nga koalicioni PAN që është i vetmi përgjegjës që qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën ‘Shengen’”, ka thënë Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Ai në fund thekson se deklaratat rreth liberalizimit janë papërmbajtje dhe që kanë synim mashtrimin apo manipulimin e opinionit.

“Duhet ta them edhe këtë se në ditët e fundit kur po bëhet presion për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës është munduar që kjo heqje e taksës të lidhet me procesin e liberalizimit të vizave, një kushtëzim që është hedhur poshtë nga zyrtarët në Bruksel të cilët kanë qenë kategorik se taksa dhe liberalizimi i vizave nuk kanë asgjë të përbashkët. Dhe duke marrë parasysh këtë çfarëdo deklarate çoftë e kryeministrit Haradinaj apo të ndonjë zyrtari tjetër të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave, janë thjeshtë deklarata papërmbajtje që kanë synim mashtrimin apo manipulimin e opinionit për interesat të tyre të politikës ditore”, ka theksuar Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat