Jashari tronditë Thaçin: Parashutist i UDB-së, atë që nuk e bëri Millosheviqi, e bëre ti dhe shkatërrove UÇK-në

Politika

Jashari tronditë Thaçin: Parashutist i UDB-së, atë që nuk e bëri Millosheviqi, e bëre ti dhe shkatërrove UÇK-në

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:13
Hashim Thaçi dhe Murat Jashari

A e përfaqësuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, spiunët e Serbisë është pyetja e parë në vazhdimin e sotëm të Murat Jasharit drejtuar Hashim Thaçit.

Jashari, i cili është vëllai i Ismetit, komandant “Kumanovës”, e pyet Thaçin se kush ishin ata njerëz që e përfaqësuan UÇK-në, dhe pse asnjë përfaqësues i UÇK-së në Rambuje nuk kishte luftuar?

Jashari thotë s, “ti Hashim a pranove shkatërrimin e UÇK?”

“Më 18 shkurt 1999 në Rambuje, ti Hashim ke pranuar çarmatosjen dhe shkatërrimin e UÇK para diplomatëve!!!!!”, pyet tutje Jashari.

“Parashutist i UDB nga Zvicra Hashim Tadiqi bënë punën e UDB shkatërron UÇK!!! A është kjo merita më madhe e jotja? Çfarë medaljeje do të jep Serbia për këtë punë? Ushtria e Millosheviqit nuk kishte mundur t’a çarmatos aq lehtë UÇK? Ti e bëre!!!”, vazhdon Jashari.

Këto dhe shumë pyetje të tjera, mund ti lexoni më poshtë:

501. A do të thotë kjo se spiunet e Serbisë e infiltruan UÇK dhe shkuan të përfaqësojnë UÇK-në në Rambuje?

502. Kush ishin ata njerëz që përfaqësuan UÇK?

503. Pse asnjë përfaqësues i UÇK në Rambuje nuk kishte luftuar?

504. Pse asnjë luftëtar nuk ishte prezent në Rambuje ?

505. Kush ishin ata njerëz që përfaqësuan UÇK për bisedimet e Autonomisë?

506. Ëolfgang Petrisch a thotë se Serbia ka punuar me shërbim sekret (ne aspektin e sigurisë) për këto bisedime të Autonomisë?

507.  Xhavit Haliti a ka luftuar?

508. Azem Syla a ka luftuar?

509. Kadri Veseli a ka luftuar?

510. Jakup Krasniqi a ka luftuar?

511. Ram Buja a ka luftuar? I cili ishte ministri i Rugovës deri në gjysmë të luftës.

512. Si ka mundësi Ram Buja të qëndroj midis Prishtinës?

513. Serbia, a ka qen në dijeni që vëllai i tij Shukri Buja ishte komandant i UÇK për zonën e Nerodimes?

514. Serbia, ka qenë e informuar për këto dhe ka lenë rehat Ram Bujën!?

515. Diçka e çuditshme po më doket mua!?

516. Me fal gabova, ne fakt po del tash se komandant gjeneral major Shukri Buja paska bërë shumë deklarata për prokurorët e huaj kundër UÇK dhe komandantëve të UÇK?

517. E vërteta vonon por del gjithherë, apo jo?

518. A shkuan në Rambuje njerëz të cilët nuk treguan asnjë kontribut?

519. Kontributi i tyre ka qenë i orientuar ndaj Serbisë apo jo!!!!

520. Kontribut i tyre, a ka qenë të pozicionohen nëpër Hotele të Tiranës dhe ta sabotojnë luftën e UÇK-së?

521. Kontribut i tyre, a ka qenë të vjedhen paret të dedikuar për UÇK?

522. Kontribut i tyre në luftë, a ka qenë të përcjellin luftën nga televizioni?

523. Të njëjtit këta të Tiranës deklarojshin Rugova duhet ti vesh çizmet dhe të hyjë në mal dhe vetë qëndrojshin nëpër Hotele luksoze?

524. Kontributi i tyre, a ka qenë të kalojnë nata me prostitutka kur populli u masakronte!?

525. Kjo është kontributi i krahut politik dhe të logjistikës së UÇK a është kështu?

526. A është më mirë të thuhet krahu i cili tradhtoj UÇK? Krahu i tradhtisë!!!! Ne Rambuje?

527. Ti Hashim a pranove shkatërrimin e UÇK?

528. Më 18 shkurt 1999 në Rambuje, ti Hashim ke pranuar çarmatosjen dhe shkatërrimin e UÇK para diplomatëve!!!!!

529. Populli mund të verifikoj në internet google gjykatën e Hagës, intervistën e Ëolfgang Petrisch IYCT dokumenti 070302 FE, fleta10862, reshti 20.

530. Parashutist i UDB nga Zvicra Hashim Tadiqi bënë punën e UDB shkatërron UÇK!!!

531. A është kjo merita më madhe e jotja?

532. Çfarë medaljeje do të jep Serbia për këtë punë?

533. Ushtria e Millosheviqit nuk kishte mundur t’a çarmatos aq lehtë UÇK?

534. Ti e bëre!!!

535. Bravo sukses i madh!

536. Pse pas luftës ke gënjyer gjithë ushtarët e UÇK?

537. A ke rrejt duke thënë ndërkombëtarët po kërkojnë demilitarizimin?

538. Nuk ka çarmatosje por vetëm demilitarizim, a është kështu?

539. Në fund, a është çarmatos UÇK?

540. Pse nuk ke treguar, që ti je tradhtari që firmosë shkatërrimin e UÇK?

541. Me fal harrova, askush nuk i thotë vetit tradhtar!

542. A je ti protagonisti i sabotimit dhe shkatërrimit të UÇK?

543. Në Rambuje, a përmendën Forcat e Sigurisë të Kosovës pas shkatërrimit të UÇK?

544. Sot a ekziston UÇK?

545. Po sot, a ekziston FSK në kuadër të vetëqeverisjes administrative të Kosovës?

546. Do të thotë e implementove marrëveshjen e Rambujes me shkatërrimin e UÇK dhe krijimin e FSK?

547. FSK-ja, a ka statut të ushtrisë? Jo

548. Pse jo?

549. Pse Shteti Vatikanit me 110 ushtar ka statutin e ushtrisë?

550. Pse ne s’kemi të drejtë ta thirrim ushtri FSK?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat