Realizimi i planeve ruso-serbe përmes idesë së Thaçit për ndryshimin e kufijve  

Politika

Realizimi i planeve ruso-serbe përmes idesë së Thaçit për ndryshimin e kufijve  

Nga: Diana Bunjaku Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:46
Hashim Thaçi

“Nëse marrim parasysh qëndrimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë, me theks të veçantë të presidenti Thaçi dhe aleati i tij në Tiranë kryeministri shqiptar Edi Rama, për marrëveshjen me Serbinë mbi parimet e ndarjeve etnike të territorit të Kosovës, mund të themi se edhe BE-ja, sidomos aleati ynë Gjermani mund të vihet para një akti të kryer dhe kësisoj mund të realizohet edhe plani i Rusisë që përmes ndarjes së Kosovës që do të thotë zhbërja e shtetësisë së Kosovës, forcimi i rrolit të Serbisë në rajon dhe faktorizimi i saj në bllokun evropian në rast të anëtarësimit të saj”, ka thënë publicisti Nexhat Haziri.

Dialogu dhe pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, iu la në dorë BE-së, si lehtësuese.

Por, bazuar në rrethanat e krijuara, në opinion është krijuar përshtypja se nëpërmjet këtij dialogu po shtyhen përpara interesat e Rusisë, duke e nxjerrë përfituese edhe Serbinë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se BE-ja ndaljen e Rusisë, e ka gjetur pikërisht tek pjesa koncensionale  Kosova, duke e toleruar këtu edhe Serbinë. Sipas tyre, BE-ja nuk duhet do të përsëris një gabim të bërë para luftës së dytë botërore, por do të vendos vija të kuqe, përtej të cilave nuk do të mund të kalojë Serbia dhe as Rusia.

Makolli: Miqtë përfitohen dhe ruhen me punë

Sekretar i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për “ Bota sot” se BE-ja nuk duhet të përsëris gabimet që shtetet e fuqishme të saj i kanë bërë para luftës së dytë botërore, duke bërë kështu koncesione të shumta Gjermanisë dhe në fund asnjë koncesion nuk ka dhënë rezultate, përkundrazi janë kthyer si bumerang.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat