Haziri: Kështu mund të realizohet plani i Rusisë për ndarjen e Kosovës

Politika

Haziri: Kështu mund të realizohet plani i Rusisë për ndarjen e Kosovës

Nga: D.B Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:08
Hashim Thaçi, foto ilustrim "Bota sot"

Dialogu dhe pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, iu la në dorë BE-së, si lehtësuese.

Por, bazuar në rrethanat e krijuara, në opinion është krijuar përshtypja se nëpërmjet këtij dialogu po shtyhen përpara interesat e Rusisë, duke e nxjerrë përfituese edhe Serbinë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se BE-ja ndaljen e Rusisë, e ka gjetur pikërisht tek pjesa koncensionale  Kosova, duke e toleruar këtu edhe Serbinë. Sipas tyre, BE-ja nuk duhet do të përsëris një gabim të bërë para luftës së dytë botërore, por do të vendos vija të kuqe, përtej të cilave nuk do të mund të kalojë Serbia dhe as Rusia.

Image
Nexhat Haziri

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja e që po quhet edhe BREXIT, natyrisht se e ka dobësuar pozicionin e Brukselit dhe ky dobësim po mundohet të shfrytëzohet në maksimum nga Rusia duke shtuar presionet nda BE-së, sidomos në anëtarësimin e Serbisë në bllok por edhe në rajonin e paqëndrueshëm politik siç është Ballkani.

Sipas tij,  një arenë e përplasjeve në mes Rusisë dhe BE-së do të jetë Kosova dhe Ballkani në përgjithësi.

“Nëse marrim parasysh qëndrimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë, me theks të veçantë të presidenti Thaçi dhe aleati i tij në Tiranë kryeministri shqiptar Edi Rama, për marrëveshjen me Serbinë mbi parimet e ndarjeve etnike të territorit të Kosovës, mund të themi se edhe BE-ja, sidomos aleati ynë Gjermani mund të vihet para një akti të kryer dhe kësisoj mund të realizohet edhe plani i Rusisë që përmes ndarjes së Kosovës që do të thotë zhbërja e shtetësisë së Kosovës, forcimi i rrolit të Serbisë në rajon dhe faktorizimi i saj në bllokun evropian në rast të anëtarësimit të saj. Rusia përfundimisht do të vendosët në rajonin e Ballkanit si një faktor kyç, por edhe si një partner i imponuar i BE-së, në aspektin politik dhe të sigurisë që pa i marrë parasysh interesat gjeopolitike dhe strategjike të Rusisë, nuk do të mund të vendoset asgjë në dhe për Ballkanin. Dhe me këtë do të zvogëlohej edhe ndikimi amerikan jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe në gjithë kontinentin evropian”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat