Tradhtia e shekullit: “Shefi i UÇK-së, tradhtoi Kosovën, për të mbetur hero i Serbisë, si Esat Pashë Toptani”

Politika

Tradhtia e shekullit: “Shefi i UÇK-së, tradhtoi Kosovën, për të mbetur hero i Serbisë, si Esat Pashë Toptani”

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:48
Hashim Thaçi

Në luftë, s’ka luftuar, jashtë frontit ka sabotuar, në Tiranë ka vjedhur, kurse në Rambuje ka tradhtuar, kështu thotë Murat Jashari për Hashim Thaçin, të cilin e akuzon për tradhti kombëtare.

Jashari, i cili është vëllai i Ismetit, komandant “Kumanovës”, thotë se, Hashim Thaçi do të mbetët tradhtar në historinë e shqiptarëve.

“Mund ta ngushllojsh veten me historinë serbe, sepse do të mbesësh hero i Serbisë si Esat pashë Toptani miku më i madh i Serbisë”, pohon Jashari.

“Serbia pranon dhe ja beson Hashim Thaçit formimin e qeverisë së përkohshme, a është e vërtet zotëri Thaçi? Bëhet qeveria e përkohshme e Thaçit me kërkesën e Serbisë. Natën e 22 shkurtit 1999, a janë mbledhur shefat e shërbimeve për këtë punë? Është thirrur takimi i ekspertëve (shërbimeve) për të biseduar rreth qeverisë së përkohshme, a ishte prezent Xavier Bou, De Marnac, Frenki Simatoviq dhe të tjerë? Të nesërmen me 23 shkurt 1999, Z. Hashim Thaçi ke shkruar një letër Vedrinit në emër të gjithë delegacionin shqiptar ku pranoni autonominë substanciale ? ky dokument gjendet me motor të kërkimit mozilla firefox mund ta kërkoni : SommaireDocKosovo (pika 21)” thotë Jashari në pyetjet e tij drejtuar kreut të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Jashari pohon se, kjo është tradhtia më e madhe e shekullit për shqiptarët, duke shtuar se, pas çarmatimit që iu bë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi pranoi që Kosova të mbetet nën Serbi.

“Shefi i UÇK pranon shkatërrimin e UÇK!? Shefi i UÇK pranon Kosovën nën Serbi!?”, vazhdon tutje ai.

Lexojeni më poshtë 50 pyetjet e radhës të Murat Jasharit drejtuar Thaçit:

551. Pse nuk i thua popullit se nuk jemi shtet dhe për këtë arsye nuk mund të ketë statusin e ushtrisë FSK-ja?

552. Kush nuk na lejon ta thirrim ushtri?

553. Forca të Sigurisë ka Palestina dhe Hong Kongu (nën sovranitetin izraelit e Kinez) apo jo?

554. Ndoshta nuk na lejon statusi i Autonomisë?

555. Kjo z. Thaçi, a nënkupton se nuk jemi shtet?

556. Çdo shtet a ka ushtrinë e vet?

557. Pse e gënjen popullin për çdo gjë?

558. A je ti hajni i fondit, a je ti sabotatori, a je ti shkatërruesi i UÇK, si guxon ti të flasësh në emër të UCK-së?

559. Ti nuk ke asnjë të drejte të thirresh si krahu i luftës!

560. Ne luftë, nuk ke luftuar!

561. Jashtë frontit ke sabotuar!

562. Në Tiranë ke vjedhur!

563. Në Rambuje ke tradhtuar!

564. Ti mund ta quash vetin vetëm si «KRAHU I TRADHETISE» dhe asgjë tjetër!!!

565. Gjithë populli do të thirrë tradhtar!

566. Do të mbesësh tradhtar në histori të shqiptarëve!

567. Mund ta ngushllojsh veten me historinë serbe, sepse do të mbesësh hero i Serbisë si Esat pashë Toptani miku më i madh i Serbisë.

568. Me 22 shkurt 1999, parimisht gjithë delegacioni i Kosovës ishit pajtuar për një Autonomi?

569. Më 22 shkurt 1999, shef i delegacionit të Serbisë, Markoviq a dërgon një letër bashkorganizatorëve të Rambujes, Vedrinit dhe Cookit?

570. Çka shkruan ne atë letër Markoviqi?????

571. Markoviq pranon krijim e një qeverie të përkohshme të Kosovës, a është kështu Z. Hashim Thaçi???? (mund të gjeni këtë në të njëjtin dokument me gogle 070302 FE).

572. A është katastrofë kjo z. Thaçi?

573. Serbia pranon dhe ja beson Hashim Thaçit formimin e qeverisë së përkohshme, a është e vërtet zotëri Thaçi??????

574. Mund ta verifikoni këtë informacion në dokumentet të Hagës për Ëolfgang Petrisch, dokumenti është 070302 FE, IYCT.

575. Bëhet qeveria e përkohshme e Thaçit me kërkesën e Serbisë.

576. Natën e 22 shkurtit 1999, a janë mbledhur shefat e shërbimeve për këtë punë?

577. Është thirrur takimi i ekspertëve (shërbimeve) për të biseduar rreth qeverisë së përkohshme, a ishte prezent Xavier Bou, De Marnac, Frenki Simatoviq dhe të tjerë?

578. Të nesërmen me 23 shkurt 1999, Z. Hashim Thaçi ke shkruar një letër Vedrinit në emër të gjithë delegacionin shqiptar ku pranoni autonominë substanciale ? ky dokument gjendet me motor të kërkimit mozilla firefox mund ta kërkoni : SommaireDocKosovo (pika 21).

579. Kjo, a është tradhtia më e madhe shekullore për shqiptarët?

580. Pas çarmatosjes së UÇK, ti pranon që Kosova të mbetet nën Serbi!!!!?????

581. Shefi i UÇK pranon shkatërrimin e UÇK!?

582. Shefi i UÇK pranon Kosovën nën Serbi!?

583. Ju delegatët e Kosovës a e pranuat Kosovën nën Serbi?

584. Populli i Kosovës është mësuar me delegatët e vet!!!

585. Populli i Kosovës është mësuar me politikanët e vet!!!

586. Populli i Kosovës ka vuajtur gjithë herë nga politikanët e vet!!!

587. Delegatet te Kuvendit te Kosovës a kishin votuar me 1989 amendamentin e cila mundësoj heqjen e Autonomisë Krahinës së Kosovës?

588. A na thoshin delegatët tonë shqiptar se nuk është gjë?

589. A na thoshin nuk humbim asgjë me heqjen e autonomisë?

590. Rambujeja ishte lavdëruar nga ata të cilët e pranuan tradhtinë, sikur 1989 me autonominë.

591. Rambujeja ishte pranimi historik nga pala shqiptare se Kosova është e Serbisë.

592. Në Rambuje shqiptarët pranuan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, a është kështu?

593. As në konferencën e Berlinit 1878, as ne konferencën e Londrës 1913, as ne konferencë të Versajit 1919 nuk është legjitimuar kolonizimi i Kosovës nga pala shqiptare apo jo?

594. Tash na shesin patriotizëm njerëzit të cilët e bënë tradhtinë!

595. Ditën që pranuat autonominë substanciale krijuat qeverinë e përkohshme me leje të Markoviqit, a është kështu?

596. A ishte paraparë sipas kapitullit 1, neni XI të kushtetutës së përkohshëm të Kosovës në Rambuje që një vetëqeverisje substanciale hyn në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes?

597. Vetëqeverisja ishte qeveria jote e përkohshme Z. Thaçi!

598. Qëllimi i qeverisë, a ka qenë të punoj për të realizuar vetëqeverisjen, autonomin në kuadër të Serbisë?

599. Për të realizuar autonomin, a duhet të avancohen njerëz lojalë të Serbisë?

600. Për të realizuar autonomin, a duhet të burgosen dhe të likuidohen patriotët e Kosovës?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat