Burjani: Nuk mund të ketë "VETO" të shteteve anëtare për zgjerim

Politika

Burjani: Nuk mund të ketë "VETO" të shteteve anëtare për zgjerim

Nga: D. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:30
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani, ka pohuar se  BE-ja ka pasur telashe dhe nuk ka mundur të tejkalojë daljen e Britanisë nga BE-ja.

Ai ka thënë se pikërisht për këtë ajo edhe ka “prishë” strategjinë e deritashme të ndërtimit të politikave, dhe potezi i vetëm në këtë drejtim është bisedat Franko-Gjermane, për themelimin e ushtrisë evropiane.

“ Rusia e ka shfrytëzuar BREX-it për të bërë politik ndërkombëtare dhe për të bërë faktorizim si në Evropë, ashtu edhe në lindje. Pra dihet se BREX-it shkon në favore të forcimit të politikës Ruse në Evropë dhe  BE-së në mungesë të mekanizimit të zbatimit të politikave. Por mbi të gjitha konsensusi që kanë për secilën temë dhe secili shtet le të pa qartë dhe të pa aftë politikën evropiane përballë zhvillimeve në Evropë, si rasti i Kosovës, ku ende nuk e kanë njohur dhe as nuk pritet që ta njohin Kosovën si shtet. Madje as BE si strukturë politike dhe ekonomike nuk mund të detyrojë askënd me  politike  unike, sepse mund të jetë  dëmi më i madh për këtë BE-në kështu”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron se, BE –ja duhet të rishikojë veten në politikë se për cilat tema duhet pasur konsensus dhe për cilat jo, pasi për tema siç është shtrirja e BE-së apo zgjerimin nuk mund të varet më nga shtetet anëtare dhe  nëse kanë të drejtën unike për ta quar "VETON " në zgjerim, atëherë është e dëmshme, dhe kjo do ta dobësojë shumë pozicionin politik të BE-së në Evropë dhe në Botë.

“ Pra nuk mund të ketë "VETO" të shteteve anëtare për zgjerim, pasi kjo gjë po sjellë edhe telashe të mëdha dhe pengesa. Mendoj se duhet të rishikohet doemos kjo çështje në të ardhmen e afërt, ndryshe do të mbetet një BE e dobët, përballë Rusisë dhe politikës ndërkombëtare , madje duke pasur telashe të pandalshme në rrugën drejt zhvillimit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat