Kosova Lindore një “vegël” në duar të Thaçit apo një synim serioz i dialogut?

Politika

Kosova Lindore një “vegël” në duar të Thaçit apo një synim serioz i dialogut?

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:56
Hashim Thaçi

Në fazën nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës, është e pashmangshme të mos diskutohet për mënyrën se si do të mbyllet  cështja e dialogut me Serbinë.

Për vite me radhë, që prej shpalljes së pavarësisë, presidenti Thaçi, atëherë kryeministër, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje është shprehur i sigurt e i pa lëkundur në atë se nuk guxon të diskutohet për shkëmbim territoresh, se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm dhe i pa prekshëm.

Madje atë kohë, nëse dikush nga subjektet tjera politike, ose ndonjë opinionist ka folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve apo thjeshtë për bashkimin e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës, Thaçi nuk ka ngurruar që përveç kundërshtimit të fuqishëm të vazhdojë edhe me etiketime.

Partitë politike në Kosovë me qëndrime të ndryshme

Është bërë një kohë e gjatë që kur në opinion nuk është tabu të flasësh për korrigjim të kufirit, ridefinim të kufirit e lloj-lloj shprehjesh tjera, me anë të të cilave mundohet të maskohet shkëmbimi i territoreve, që  parashihet të jetë ai “kompromisi i dhimbshëm” për të cilin na ka paralajmëruar se do të ballafaqohemi, duke tentuar të pajtohemi me Serbinë, presidenti Thaçi.

Partia Demokratike e Kosovës, sado që tregohet e vendosur se nuk guxohet të luhet me kufijtë, në disa raste është shprehur optimiste dhe e ka përkrahur presidentin Thaçi duke thënë se nuk kemi pse të frikësohemi nga besimi se edhe mund ta marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin pa dhënë asgjë.

Në anën tjetër e kemi kryeministrin Haradinaj, por edhe deputetëtë të AAK-së, të cilët në vazhdimësi bëjnë me dije që ndërhyrja dhe prekja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, është thirrje për luftë të re dhe katastrofë për qytetarët e vendit.

Frika më e madhe e subjekteve opozitare dhe atyre që nuk besojnë apo kanë dyshime në presidentin Thaçi, është se ky i fundit fshehurazi me presidentin serb Vuçiq kanë nënshkruar diçka në dëm të shqiptarëve.

Ata shprehen se është e pamundur që duke mos dhënë asgjë, Serbisë ti merren Komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sepse sipas tyre i bie që nëse deri sot nuk na paska pranuar Serbia, arsyeja paska qenë se nuk ia paskemi marrë edhe këto tri komuna.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat