Flet Chris Bennett nga Gjykata Speciale

Politika

Flet Chris Bennett nga Gjykata Speciale

Nga: A.M Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:56
Gjykata Speciale

Deri më tani nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë janë intervistuar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, si dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Nazif Mehmeti.

Nga Gjykata Speciale ende nuk janë ngritur aktakuzat e para. Por, nga njohësit e çështjeve juridike po vlerësohet se aktakuzat e para nuk do të ngritën pa përfunduar intervistomi i të gjithë të dyshuarve dhe dëshmitarëve.

Po ashtu, ata thonë se, kjo procesi i kësaj Gjykate mund të zgjatë deri në 15 vite apo më shumë.

Lidhur me procedurat e radhës se Gjykatës Speciale pas intervistimit të dëshmitareve të dyshuar nga Zyra e Prokurorit Specialist, Chris Bennett, në një përgjigje elektronike i ka thënë gazetës “Bota sot”, se ZPS-ja nuk ka dhënë kurrë informacion rreth këtyre aktiviteteve të punës së saj dhe nuk jep informacion rreth hetimeve që ka në dorë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar, (ZPS) është e autorizuar të kërkojë pjesëmarrjen e  të dyshuarve, viktimave, e dëshmitarëve dhe t’i marrë ata në pyetje.  Në disa raste është e nevojshme që personave t’u dërgohet fletëthirrje gjyqi. Megjithatë ZPS-ja nuk ka dhënë kurrë informacion rreth këtyre aktiviteteve të punës së saj dhe nuk jep informacion rreth hetimeve që ka në dorë. ZPS-ja është e përqendruar në implementimin e mandatit të saj dhe në ecurinë e mëtejshme të hetimeve”, është përgjigjur Bennett për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat