Maliqi: Nuk duhet të lejohet të humbet territor Kosova

Politika

Maliqi: Nuk duhet të lejohet të humbet territor Kosova

Nga: K.M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:46
Bilall Maliqi

Bilall Maliqi, veprimtarë nga Presheva, ka vlerësuar se komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duhet ti bashkohen kësaj radhe Republikës së Kosovës, por nuk duhet të lejohet të humbet territor Kosova.

“Është koha dhe momenti i duhur dhe vendimtar për futjen në agjendë apo edhe për futjen e tre komunave tona brenda juridiksionit ë Kosovës, është shprehur ai.

“Sa i përket shkëmbimit të territoreve, mendoj që nuk duhet të humb territor Kosova, por me korrigjimin e kufijve, kuptohet nëse pajtohen të dyja palët, atëherë do të fitojnë prapë të dyja palët. Prapë them se Kosova e Preshevës do zgjidhje, e si do të zgjidhet mbetet ta shohim në vazhdim nga SHBA-të, të cilat kanë qenë dhe janë miq të përhershëm të shqiptarëve”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat