Nuk ka ndonjë ndërlidhshmëri të fuqishme ndërmjet BREX-it dhe situatës Kosovë-Serbi-Rusi

Politika

Nuk ka ndonjë ndërlidhshmëri të fuqishme ndërmjet BREX-it dhe situatës Kosovë-Serbi-Rusi

Nga: D. B Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:03
Valon Murtezaj

BE-ja duke qenë nën presionin e Rusisë, sidomos pas BREXIT, ndaljen e Rusisë e ka gjetur pikërisht tek pjesë koncensionale si Kosova dhe këtu tolerohet edhe Serbia.

Kosova nuk duhet të jetë trampolina e re e BE-së për Rusinë pas BREXIT, duke e marrë parasysh se BE-ja është në vazhdimësi nën presionin e Rusisë, sidomos pas BREXIT. Ndaljen e Rusisë se ka gjetur pikërisht tek pjesë koncensionale si Kosova për tu toleruar këtu edhe Serbia. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë?

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, ka thënë për “Bota sot” se nuk ka ndonjë ndërlidhshmëri të fuqishme ndërmjet BREX-it dhe situatës Kosovë-Serbi-Rusi.

Sipas tij, roli dhe ndikimi rus në Ballkan është përmes sponzorimëve të situatave të krizës dhe konfliktëve ekzistuese në mënyrë që ta mbaj Evropën në presion me situata të paqëndrueshme të stabilitetit.

“Në këtë kontekst gjendet edhe Kosova, prandaj politika e Kosovës duhet të jetë në gjendje të përballet me këto situacione në vitet në vijim, dhe kjo më së miri bëhet duke u forcuar dhe zhvilluar brenda shtetit në të gjitha dimensionet. Kjo e bën Kosovën me kredibile si partnere e Evropës dhe si rrjedhim të avancojë në integrimet e gjithmbarshme euro-atlantike”, është shprehur profesor Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat