Tomë Gashi: Viti 2019, i rëndë për Kosovën, ja kur ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Politika

Tomë Gashi: Viti 2019, i rëndë për Kosovën, ja kur ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Nga: A.M Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:46
Tomë Gashi

Avokatit Tomë Gashi, thotë se, aktakuzat e para nga Gjykata Speciale priten të ngritën për disa javë.

“Aktakuzat e para priten për disa javë dhe jo disa ditë”, ka potencuar avokati për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se ky vit pritet të jetë viti më i rëndë për Kosovën, për shkak të Gjykatës Speciale.

“Tanimë është e qartë pasi që gjykata ka mandat qe disa vite dhe tani viti 2019 do të jetë vit i rëndë për Kosovën edhe për shkak të Gjykatës speciale”, ka deklaruar Gashi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se procesi i Gjykatës Speciale pritet që të ketë kohëzgjatje deri në  15 vite.

“Ndërsa proceset në gjykatë speciale do të zgjasin shumë gjatë me vite të tëra.

Dhe vet gjykata do të ketë kohëzgjatje së paku 10 vjet, por fare lehtë edhe mbi 15 vite e  shumë”, ka theksuar Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat