Vata: Gjykata Speciale ka autoritetin të hetojë çdo krim

Politika

Vata: Gjykata Speciale ka autoritetin të hetojë çdo krim

Nga: A.M Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:06
Gjykata Speciale

Njohësi i çështjeve juridike e politike Ilir Vata ka thënë për "Bota sot" se Parimisht marrja në pyetje është nisja e një procesi penal, që do të thotë se ka nisur hetimi.

“Parimisht marrja në pyetje është nisja e një procesi penal, që do të thotë se ka nisur hetimi. Akuza penale ka detyrën të provoje nëse është konsumuar vepra penale dhe në bazë të fakteve dhe provave ngrihet akuza nga ana e prokurorit.  Hetimi mund të zgjatet me kërkesë të akuzës sipas rasteve kur provat nuk janë të mjaftueshme dhe ka ende dyshime për konsumim të veprës penale, por sipas standardeve ndërkombëtare ata mund të shkojnë nga gjashtë muaj deri në dy vite maksimalisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Vata ka theksuar se akuzat mund të ngritën pas hetimit të plotë dhe të pandehurit përballen me Gjykate Speciale.

“Pas hetimit të plotë, të drejtë dhe të paanshëm ngrihet akuza dhe të pandehurit përballen me Gjykate Speciale, ku vlerësohen provat dhe mbi këtë bazë merren vendimet. Gjykata Speciale ka autoritetin të hetojë çdo krim, të mbledh çdo prove material për të vënë para drejtësisë ata që kanë shënuar krime në luftë”, ka theksuar ai për “Bota sot.

Image
Ilir Vata

Gjithashtu,  ai ka deklaruar se procesi i Gjykatës Speciale do kërkojë shume kohë për shkak të numrit të madh të personave në hetim dhe për shkak të zbulimit të provave.

“Në bazë të së drejtës penale ndërkombëtare nuk shuhen krimet kundër njerëzimit, siç është rasti i gjenocidit serb. Ndërsa të akuzuarit shqiptarë nuk janë para këtij kushti dhe kohëzgjatja për veprat penale ka afat.

Procesi i Gjykatës Speciale në vetvete do kërkojë shume kohë për shkak të numrit të madh të personave në hetim dhe zbulimit të provave.

Ajo që është e rëndësishme është se drejtësia do ndëshkojë të gjitha krimet.

Vënia para drejtësisë penale e të akuzuarve është detyra e Gjykatës Speciale, tani me ky proces ka nisur dhe do përfundojë pas një hetimi të gjatë, kompleks dhe të vështirë”, ka thënë Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat