Krasniqi: Ne e kemi aleat SHBA-në që e kanë gjysma e botës

Politika

Krasniqi: Ne e kemi aleat SHBA-në që e kanë gjysma e botës

Nga: D. B Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:12
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi konsideron se “dyfytyrësia” e Bashkësisë Ndërkombëtare gjithmonë ka qenë kjo, për Serbinë nënë, kurse për Kosovën njerkë.

“Neve na kërkohet që urgjentisht ta heqim taksën ndaj Serbisë kurse Serbinë nuk e ndëshkojnë për sulmin që është duke i bërë Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Madje as për mos zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. Neve na kërkohet që të vazhdojmë dialogun me Serbinë edhe pse ajo është duke e bllokuar procesin. Neve na kërkohet çdo gjë, por edhe pas dy dekadave na mbajnë ende të izoluar. Serbisë i lejohet të blejë edhe aeroplan luftarakë nga Serbia, kurse neve na kundërshtojnë hapur për krijimin e një ushtrie të vogël. Konsiderojë që problemi qëndron këtu. Serbia ka aleat Rusinë, Kinën dhe BE-në, kurse ne e kemi aleat SHBA-në që e kanë gjysma e botës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat