Toska: Është e rëndësishme që të vërtetohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Politika

Toska: Është e rëndësishme që të vërtetohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Nga: A.M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:18
Arben Toska

Avokati Arben Toska në një prononcim për “Bota sot” i ka quajtur spekulim çdo afat kohorë lidhur më ngritjen e aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar  pasi që ende nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet.

Gjithashtu, avokati është i sigurt që do të ketë ngritje të akuzave pasi që Bashkësia Ndërkombëtare ka shpenzuar për krijimin e saj.

“Çdo afat kohor lidhur me ngritjen e aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është spekulim, kjo pasi që nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet, rrjedhimisht nuk dihet saktë se çfarë prova posedon kjo prokurori. Tanimë vetëm dihet se aktakuzat do të zdriten kur dëshmitë të jenë të pranueshme për gjykatën speciale; dëshmitë do të jenë në dispozicion në kohën e gjykimit; dëshmitë do të jenë të mjaftueshme të provojnë, përtej dyshimit të arsyeshëm, çdo krim të secilit person të akuzuar; se rasti do t'i mbijetojë një mbrojtjeje inteligjente dhe të informuar mirë; se rasti do të rezultojë në dënime që do të kalojnë apelin. Megjithatë duhet ta kem parasysh se Bashkësia Ndërkombëtare ka shpenzuar shumë mund për t’i krijuar Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, andaj edhe ngritja e aktakuzave është e sigurt”, ka thënë Toska për “Bota sot”.

Sa i përket kohëzgjatjes së procesit të Gjykatës Speciale, ai ka potencuar se vështirë është t’i jap dikush përgjigje të saktë, por kjo nuk ka rëndësi,  sa është që të vërtetohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

“Edhe kësaj pyetjeje vështirë se mund t’i jap dikush përgjigje të saktë. Kjo varet nga numri i proceseve që do të zhvillohen, vështirësitë në administrimin e provave por edhe nga vet vëllimi i provave. Ne jem dëshmitar të shumë gjykatave, edhe pse jo të kësaj natyre, që janë udhëhequr nga Bashkësia Ndërkombëtare, e që kanë zgjatur me dekada. Mendoj që kohëzgjatja nuk është edhe shumë e rëndësishme, sa është që të vërtetohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër”, ka përfunduar avokati Toska për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat