Mashtrimi që PAN i bëri SBASHK-ut, grevat si pasojë e arrogancës së qeverisë

Politika

Mashtrimi që PAN i bëri SBASHK-ut, grevat si pasojë e arrogancës së qeverisë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 janar 2019 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj dhe Rrahman Jashari

Kur më 5 qershor 2017 dy nga krerët e koalicionit aktual nga radhët e PDK, AAK dhe Nisma, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Sindikatën e Arsimit, nga shumë militantë të “ krahut të luftës” absorbua me te zënë se këta do rikthejnë dinjitetin e mësimdhënësve. U premtua nga Kadriu se “Ne do të lëvizim me rritje të pagave edhe për sektorin publik, do të rrisim pagat për zjarrfikësit, policinë të gjithë, po ashtu edhe për Administratën”, duke mos mbetur anash as Ramushi me togfjalëshin se “Nga sot nuk janë vetëm më”. E gjithë kjo doli të ishte vetëm një ëndërr e bukur verore, në netët e pafundme rreth detit. Duke sforcuar dhëmbë për të shfryer mllefin ndaj mashtruesve të këtij momerandumi, një pjesë të madhe të përgjegjësisë i mbete edhe SBASHK-ut që në fushatë zgjedhore u bë pjesë e PAN-it duke i dhënë jo pak “ dorë” në fitoren e tyre që rezultojë me të qënurit sot në pushtet.

Nuk ndodh askund në botë që një sindikatë bëhet palë me një parti politike në fushatë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pos mashtrim nga ata që sot janë në pushtet, nuk është hera e parë dhe s`do jetë as e fundit që PDK mashtron. Pikërisht PDK pa të drejtë ka përdorur arsimin si mekanizëm për përfitimi zgjedhore, duke mashtruar arsimin sa herë që ka pasur mundësi. Dhe nuk do rezultojë prapë çudi nëse pas grevës qëndron pikërisht Hashimi për  të sabotuar z.Haradinaj i cili s`po pajtohet me idenë e Hashimit për këmbim të territorit. Pavarësisht se kush qëndron prapa apo çfarë qëllimi politik mund të prodhoj greva, duhet thënë se greva është pasojë e arrogancës së qeveris, respektivisht kryeministrit. Rritja e pagës 300% për kryeministrin, pastaj e zv. kryminstrave për afër 90 për qind, 1,356 e ne 2,500 euro. Nuk do të qëndrojnë keq me paga as ministrat. Ata tash do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, me një rritje prej më shumë se 70 për qind.

Edhe më skandaloze qëndron rritja tek asistentët dhe shoferët. Këta të fundit do të paguhen 580 euro, më shumë se një mësues aktualisht. Pastaj shpenzimet tjera marramendëse me projektligjin që pritet të miratohet, vetëm sa ka shtuar indinjatën e atyre që në ditët më të vështira mbajtën mbi supe të tyre ruajtjen e gjuhës. Megjithatë pas presionit nga mediat dhe sindikatat, sikur parashihet që të bie koficienti për presidentin, kryeministrin dhe kreun e kuvendit, gjithsesi pagat e tyre janë të larta krahasuar me standardin. Pa shtuar këtu edhe bizneset milionshe me kazino, drogë dhe tenderë. Andaj duhet të investohet në arsim pasi pa arsim cilësor s`mund të ketë as të nesërme të ndritur, me pagat qesharake s`mund të pritet stimuli dhe dinjitet për mësuesin e sotëm dhe të nesërme. Qeveria duhet të rris pagat në arsim, të krijoj kushtet dhe të heq dorë nga emërimi i drejtorëve dhe personelit arsimor, pastaj të kërkoj dhe të pres rezultat të duhura, respektivisht që PISA mos të na përsëritet. Qeveria duhet të reflektoj sa më shpejt, ndryshe situate edhe mund të dal nga kontrolli, pasojat e së cilës do i mbart pikërisht ajo.

Ramushi përveç se e ka të obligueshme të rris pagat për mësimdhënës, të krijojë kushte për punë, në anën tjetër mund edhe t’ia heq Thaçit nga goja refrenin se “përveç meje askush nuk i ka rrit pagat”. Me një gur mund t’i vras dy zogj, nëse ka mësuar sado pak nga e kaluara, me Thaçin si protagonist i bërjes gol në portën e Ramushit. Qeveria ka para por s`ka menaxher të duhur, i cili mendon më shumë për brezat e ardhshme se sa për qejfet e momentit. Greva është plotësisht e drejtë, është moment që qeveria të reflektoj, qoftë edhe për mos realizmin e planit famëkeq të Hashimit, por mbi të gjitha sepse mësimdhënësit më tepër se kush do tjetër e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat