Jashari pyet Thaçin: Shefi i DGSE-së, Bou de Marnhac a deklaroi se do ta thyej UÇK-në në kurriz? Pse u gëzua ai...?

Politika

Jashari pyet Thaçin: Shefi i DGSE-së, Bou de Marnhac a deklaroi se do ta thyej UÇK-në në kurriz? Pse u gëzua ai...?

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:24
Murat Jashari dhe Hashim Thaçi

Murat Jashari, në vazhdimin e pyetjeve drejtuar Hashim Thaçit, me sarkazëm i thotë se është patriot i madh, pasi ka pranuar autonominë dhe shkatërrimin e UÇK-së, si dhe burgosjen e ushtarëve të lirisë.

Ai shton se, edhe patriotët e Beogradit e kishin të njëjtin program si Thaçi.

Jashari, vëllai i Ismetit komandant “Kumanovës”, thotë se shumë gjëra po e lidhin Thaçin me Serbinë.

“Serbia kishte qëllim izolimin e atdhetarëve shqiptar dhe ti a i izolove? Serbia kishte qëllim likuidimin të krijuesve të UÇK dhe ti a i likuidove? Serbia kishte qëllim të bllokohen armët e UÇK dhe ti a i bllokove? Serbia kishte qëllim të shterë UÇK financiarisht dhe ti a e shterë financën e UÇK-së? Serbia a kishte qëllim të çarmatos UÇK? Ti, a çarmatose UÇK? Serbia kishte qëllim t’i burgos ushtarët e lirisë së UÇK-së? Ti, me SHIK-un a i burgose? Serbia a propozonte autonomi? Ti, a na realizove autonomin? Serbia a është munduar historikisht të zhdukë flamurin kombëtar shqiptar? Ti, a na zhduke flamurin shqiptar? Ti, z. Thaçi ke realizuar gjitha synimet e Serbisë, apo jo!?”, pyet Jashari, Hashim Thaçin.

Ai e pyet edhe se kush vendosi emrat e ministrave në qeverinë tënde të përkohshme?

“A vendosi Frenki Simatoviq dhe Bou de Marnhac? Kush vendosi Rexhep Selimin, Ministër i Punëve të Brendshme? Kush vendosi Kadri Veselin shef i SHIK-ut të UÇK? Kush vendosi Ram Marajn shef i SHIK-ut të LDK?  A është e vërtet se Bou de Marnhac është gëzuar shumë kur pranuat Autonomin? A ka deklaruar se do ta thyejmë UÇK në kurriz? A ka deklaruar se do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë? Kush ishte Bou de Marnhac? A ishte shef i DGSE shërbimi sekret ushtarak francez? Babagjyshi Bou de Marnhac kishte qenë në luftën e parë botëror bash me ushtrinë serbe apo jo?”, pyet Jashari.

Më psohtë, lexojeni vazhdimin e pyetjeve të radhës:

701. Atëherë, pyetja është çfarë pavarësie kemi???

702. Hashim! Je patriot i madh! Ke pranuar Autonomin, shkatërrimin e UÇK dhe burgosjen e ushtarëve të lirisë së UÇK!?

703. Më duket se edhe patriotët në Beogradi kishin të njëjtin program si ti?

703. Po më duket shumë gjëra po të lidhin me Serbinë?

704. Serbia kishte qëllim izolimin e atdhetarëve shqiptar dhe ti a i izolove?

705. Serbia kishte qëllim likuidimin të krijuesve të UÇK dhe ti a i likuidove?

706. Serbia kishte qëllim të bllokohen armët e UÇK dhe ti a i bllokove?

707. Serbia kishte qëllim të shterë UÇK financiarisht dhe ti a e shterë financën e UÇK-së?

708. Serbia a kishte qëllim të çarmatos UÇK?

709. Ti, a çarmatose UÇK?

710. Serbia kishte qëllim t’i burgos ushtarët e lirisë së UÇK-së?

711. Ti, me SHIK-un a i burgose?

712. Serbia a propozonte autonomi?

713. Ti, a na realizove autonomin?

714. Serbia a është munduar historikisht të zhdukë flamurin kombëtar shqiptar?

715. Ti, a na zhduke flamurin shqiptar?

716. Ti, z. Thaçi ke realizuar gjitha synimet e Serbisë, apo jo!?

717. Çdo njeri normal me këto informacione, a do të thotë se je shkau i shkinës?

718. Kush vendosi emrat e ministrave në qeverinë tënde të përkohshme?

719. A vendosi Frenki Simatoviq dhe Bou de Marnhac?

720. Kush vendosi Rexhep Selimin, Ministër i Punëve të Brendshme?

721. Kush vendosi Kadri Veselin shef i SHIK-ut të UÇK?

722. Kush vendosi Ram Marajn shef i SHIK-ut të LDK?

723. A është e vërtet se Bou de Marnhac është gëzuar shumë kur pranuat Autonomin?

724. A ka deklaruar se do ta thyejmë UÇK në kurriz?

725. A ka deklaruar se do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë?

726. Kush ishte Bou de Marnhac?

727. A ishte shef i DGSE shërbimi sekret ushtarak francez?

728. Babagjyshi Bou de Marnhac kishte qenë në luftën e parë botëror bash me ushtrinë serbe apo jo?

729. Ishte me ushtrinë franceze te Franchet d’Esperey dhe kishte luftuar me serb kundër çetës së Azem Bejtës.

730. Nëse nuk gaboj z. Thaçi edhe babagjyshi i yt ishte po në atë kohë punëtor i Serbisë në kohën e Kralit?

731. Nipat e atyre francezëve që përkrahën Serbinë kundër shqiptarëve, a janë sot prezent në Kosovë dhe veprojnë?

732. Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashe Toptanin, a janë sot prezent në Kosovë dhe veprojnë?

733. Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashë Toptanin, sot a të përkrahin ty !!! O Hashim Tadiqi???? O Hashim Pashë Toptani!!!!

734. Nipat e atyre shqipfolsëve që luftuan patriotët shqiptar bashkë me Serbinë janë prapë në krye të Kosovës?

735. A je nipi i OZNA-s?

736. A je produkt i UDB apo i KOS-it?

737. Historia është e njëjtë, vetëm se përsëritet apo jo?

738. Shqipfolsit që bënë propagandë kundër Azem Bejtës, Shaban Polluzhës etj…

739. Sot nipat e tyre, si ti Hashim bëjnë propagandë kundër Jashareve, Haradinajve, Behadin Allaqit etj…

740. Ato familje që ishin me Serbinë përpara, edhe sot vazhdojnë të njëjtën punë, apo jo?

741. Do të thotë lidhjet me Serbi dhe Francë i ke të trashëguar z. Thaçi?

742. A ju mësoj UDB apo DGSE se si duhet të punohet në Kosovë?

743. Sepse jeni UDB-asha por keni bërë edhe stazh speciale në Francë.

744. Numër dyshi i EULEX-it, krahu i djathtë i Bou de Marnhac ishte Stephan Laurent i thirrur «LEO» apo jo?

745. Çka thoshte Leo për shqiptarët? (Lexoni google gazeta Zëri 17/04/2011).

746. A thoshte «është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën»?

747. A thoshte «Kosova është vend i mirë për ta pshurrur»?

748. A thoshte «ju shqiptarë jeni budalla, nuk keni kuptuar se nuk keni shtet dhe Serbia nuk do ta lëshoj kurrë Kosovën»?

749. Shihni edhe shefat e EULEX-it thonë pa dorëza që Kosova nuk është shtet.

750. Do të thotë në Prill 2011, numër dyshi i EULEX-it deklaron nuk keni shtet dhe qeveria e Kosovës dhe partitë në Kosovë nuk reagojnë, çka i thuhet kësaj pune?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat