“PDK-ja nuk mund të reformohet”

Politika

“PDK-ja nuk mund të reformohet”

Nga: N.Sh Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:43
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani pohon se, reformimi i politikës së Kosovës duhet të ndodh me një gjeneratë të re politike, kurse largimi nuk është arsye e të keqes, por e ndryshimeve që duhet të bëhen, e këto ndryshime duhet të ndodhin në udhëheqje.

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Burjani thekson se, kjo parti nuk mund të reformohet për shumë arsye.

Sipas tij, virtytet e liderëve të luftës janë mendësia teke, injoruese e fshehjes së paaftësisë së edukimit dhe demokratik.

“Gënjeshtra, mashtrimi janë pjesë e politikës e mbi të gjitha përfitimi i pa ndal dhe kontrolli i pasurive publik. Ky është dëmi më i madh i bërë deri më tani”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

“Mjafton të jesh gënjeshtar si shef dhe mashtrues. Ka edhe njerëz të rinj në poste pa merita dhe pa përvojë që i ka angazhua Veseli. Pritet që Kadri Veseli të ishte më i sinqertë në reformë me i heq servilët dhe njerëzit që nuk kontribuojnë si Hashimi, si Kadriu iu kanë dhënë poste fiktive servilëve dhe kanë qeverisë vet poste të mëdha pa vendimmarrje dhe pa dije”, shprehet ai.

Sipas tij, këta pra, shiten si profesionistë, e në realitet gjë nuk kanë bërë kurrë me profesionin, duke shtuar se, është e çuditshme një politikë e tillë.

“Koha ka ndryshuar por PDK-ja jo, ajo mbetet problematike si parti zhvatëse e buxhetit edhe pse në qarqe ndërkombëtare flitet për strategji dalëse. Shumë njeriu sillet me çanta në PDK dhe lypin shefin me i shti në punë, me i bë drejtorë në ndërmarrje, me i dërgua në borde dhe me i çua në UP me i bë profesorë, dekan apo rektor. Pra e ka shkatërrua dijen dhe e ka sjell anarkinë dhe politikën korruptuese. Mashtrimi dhe jo sinqeriteti me opinionin publik është karakteristikë e Kadri Veselit”, thotë ai.

Koha e krahut të luftës në qeverisje, sipas tij ka shkuar që nga viti 2008 e kanë mbajtur nën kontroll të punësimit në administratën e shtetit, ndërmarrje publike etj.

“Nuk mund të reformohet ky krah që është i zhytur në paaftësi profesionale pa ndalë, duke injoruar inteligjencën, duke kontrolluar bizneset dhe njerëzit duke përfituar nga to. Përfshirja në vepra të mëdha penale, korrupsion dhe shumë gjëra tjera enigmatike e kanë humbur besimin tërësisht”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat