Maxharraj: Ekipi negociator është një lodër në duart e Thaçit?!

Politika

Maxharraj: Ekipi negociator është një lodër në duart e Thaçit?!

Nga: A.M Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:39
Ekipi negociator

Profesori Binak Maxharraj, është shprehur se dialogu nuk dihet se kur do të ketë fundin dhe se çështja e dialogut është “xhungël”, pasi që nuk dihet çfarë është diskutuar me Serbinë.

“Më propozimin e Qeverisë se Kosovës Parlamenti i Kosovës miratoi një Rezolutë, e me pas edhe një Ligj për dialogun me Serbinë. U formua edhe një ekip negociator prej nja 13-14 vetave, dhe me disa komisionesh përbrenda Ekipit  për Kryenegociator u vunë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Siç dihet këtë punën e dialogut i cili po zgjatë qe shtat vite e ka bërë bërllok vetë Presidenti Hashim Thaçi. Nuk i dihet as fillimi dhe fundi i këtij dialogu. Të gjurmosh diçka në këtë dialog nuk mundesh sepse është një xhungël që zorrë i dilet në fund, se zorrë nxirret diçka e vlefshme në këtë dialog, pos veç zhurmë piskamë të Presidentit. Ne këtë dialog nuk është bërë asgjë transparente, opinion nuk di asgjë për te, sepse krejt këtu na qenka biseduar për qielli, pa transkript, pa drafte, pa provues verbal etj. Atëherë pse bisedohet kështu, kur asgjë nuk dihet se për çka është biseduar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se presidenti Thaçi dinë shumë nga dialogu me Serbinë dhe se Ahmeti dhe grupi negociues deri në fund të dialogut nuk do ta dinë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Se çka mund të dijë më shumë nga ky dialogë Presidenti Hashim Thaçi, çfarë nuk e di Shpend Ahmeti. Ai dinë shumë, e ju nuk dini asgjë, dhe kurrë nuk do ta merrni vesh deri në fund së çka dine ai. Këtë duhet ta kuptoni sa është herët që të mos jeni lodra të tij dhe se ai të mos ju ngrehë zvarrë si stërvinat nëpër Evropë. Së çka din ai që ju nuk e dini. Ai e dine fort mirë se ka bërë biseda të hapta, por edhe aso  sekrete, të fshehta me Serbin, në të cilat janë marrëveshje me Serbinë, shkurt e trup për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e territoreve dhe kjo faktikisht do të ndodhë, sepse Presidenti ka rrëshqitë shumë thellë në ujërat e Lindjes, atje kah Serbia dhe Rusia duke kthyer shpinën Perëndimit. Ky njeri është i kapur, i zënë rob nga Serbia, më shou dosje  gjatë luftës dhe pas luftës, që do të thotë se Serbia këtë njeri e ka në zgrip dhe luan me të si të dojë. Ky njeri nuk e ka interesin e Kosovës se a humbë Kosova apo jo, ky e ka veç interesin e vetë se si ti ikë Hagës”, ka thënë ai.

Maxharraj ka theksuar se, Presidenti Thaçi edhe kur po punon Ekipi, nuk e heqë nga goja korrigjimin e kufijve, edhe përkundrejt që Qeveria dhe i tërë populli i Kosovës është kundër, por është kundër edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Por ai e ka ngulë qykën së do ta copëtojë Kosovën dhe ky është qëllimi i tij i fundit, këtë e vërteton edhe fakti se ai nuk la gur pa rrëzuar deri sa është bërë  President. Dhe ky është Mahnikani i fundit qe do ta fundosë Kosovën në lojërat e fëlliqura me Serbinë, duke ja bërë qefin Serbisë duke ia dhanë asaj përkrenaren e art të  Kosovës Trepçën për te cilën ka lakmi gjithë bota”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

Ai thotë se në mes Kosovës dhe Serbisë moti ekziston një marrëveshje e fshehtë për ndarjen e Kosovës.

“Këtë mashtrim si duket e ka kuptu edhe Shpend Ahmeti, sepse ajo së çka nuk e di Ekipi, por e di Presidenti Hashim Thaçi është që moti ekziston Marrëveshja sekrete për ndarjen e Kosovës dhe veç pritet që kjo marrëveshje të publikohet si Marrëveshje e dhimbshme obligueshme për te dy palët”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat