Kosova të ketë kujdes nga kompromiset e dhimbshme në dialog

Politika

Kosova të ketë kujdes nga kompromiset e dhimbshme në dialog

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 28 janar 2019 Në ora: 21:14
Ekipi negociator i Kosovës

Grupi negociator i Kosovës, që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen të martën në Bruksel me njërën nga këshilltaret e ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Në ketë takim, që po cilësohet më tepër si një takim konsultues sesa negociues, është konfirmuar se temë diskutimi do të jetë çështja e të zhdukurve, ndërsa nuk është bërë e ditur se a do të jetë edhe taksa çështje e cila mund të shtjellohet.

Opozita vazhdon ta kundërshtojë ekipin negociues. Sipas tyre, ky ekip mund të quhet si ekip negociator teknik, mirëpo aspak jo si politik.

Ndërsa, njohësit e zhvillimeve në vend konsiderojnë se nga takimi i së martës nuk mund të pritet diçka tjetër, përveç kërkesës së BE-së për largimin e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat