Anton Quni: Për asnjë arsye nuk guxojmë t`i rrezikojmë raportet me SHBA-në

Politika

Anton Quni: Për asnjë arsye nuk guxojmë t`i rrezikojmë raportet me SHBA-në

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 28 janar 2019 Në ora: 22:24
Anton Quni

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota Sot”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur për aktualitetet politike në vend, me theks të veçantë për punën e qeverisë nga prizmi opozitarë, për taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë, por edhe për marrëveshjen e cila është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe rreziqet të cilat parashihet që mund ti kanosen vendit si për shkak të aventurave të presidentit Thaçi. Me këtë rast Quni ka deklaruar se edhe po ta gjunjëzonim Serbinë në aspektin ekonomik, politikisht nuk do të na hynte në punë nëse e humbim miqësinë tradicionale me SHBA-në.

“Bota Sot”: I nderuar, vitin që lamë pas ishte vit i ushtrisë apo i Forcave të Armatosura, cili është vlerësimi juaj për punën që është bërë në atë drejtim? 

Anton Quni: FSK-ja na ka bërë bashkë të gjithëve dhe dallimet tona politike për FSK-në janë shuar, sepse FSK-ja përbëhet nga motrat dhe vëllezërit tanë, detyra e të cilëve është e shenjtë. Ata janë ushtarë dhe eprorë, vajza dhe djem që kanë veshur uniformën më të bukur për t’iu shërbyer idealeve më të larta dhe më fisnike të njerëzimit. Në emblemat e tyre shohim të kaluarën tonë të lavdishme dhe të ardhmen e ndritur.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat