Murat Jashari e zbulon: 200 milionë dollarë SHIK-u i ka marrë nga grabitjet, ja financuesi i PDK-së

Politika

Murat Jashari e zbulon: 200 milionë dollarë SHIK-u i ka marrë nga grabitjet, ja financuesi i PDK-së

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:39
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Murat Jashari ka vazhduar me pyetjet e radhës për Hashim Thaçin, ku kësaj radhe e pyet për raportet e tij me UNMIK-un, EULEX-in, për Nazim Bllacën, për raportet e tij me ndërkombëtarët, pra me ata që ishin kundër interesit të Kosovës.

Vëllai i komandant “Kumanovës” e pyet Thaçin se, a ka pranuar vet Kadri Veseli, shef i SHIK-ut qe bashkëpunon me shërbimet serbe, duke shtuar se çfarë kërkon më shumë populli prej SHIK-ut dhe PDK-së?

“PDK dhe SHIK-u propagandojshin se Nazim Bllaca është njeriu i Serbisë, tash po del se edhe vet shef i SHIK-ut është njeriu i Serbisë? Nazim Bllaca paska pas të drejtë kur thoshte se janë njerëz të Serbisë për Kadri Veselin, Fatmir Xhelilin, Shukri Bujen, Xhavit Halitin etj… Vetë me gojë të vetë Kadri Veseli deklaron se bashkëpunon me shërbimet Serbe, apo jo? Çka i thonë kësaj pune?”, pyet Jashari.

Ai tutje shprehet se, nuk duhet lejuar këlyshët e Serbisë as në rrugë me dal, pasi i kanë borxhe shumë popullit shqiptar.

“Njeriu që thotë me gojë të vetë se bashkëpunon me Serbi, si duhet ta thirrim këtë njeri? Termi tradhtar apo bashkëpunëtor?”, pyet tutje ai.

Jashari përmend 200 milionë dollarë të SHIK-u që i ka marr përmes ryshfetit.

“Në raport a thuhet SHIK-u merr 200 milion dollarë në vit nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit? Në vazhdim a thuhet struktura e SHIK-ut është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe serbëve? Ndërkombëtarët a konsiderojnë politikanët shqiptar si banditë?”, vazhdon tutje Jashari,

Ja pyetjet e radhës:

801. A është edhe Romuald Pichard një serbofil i përbetuar?

802. A është e vërtetë se grupi tyre Bou de Marnhac, Pichard, Danjean janë munduar maksimalisht ti largojnë francezet të cilët kishin simpati ndaj shqiptarëve?

803. Janë shumë raste që kanë larguar francez pozitivë, si Kermabonin, a është e vërtetë?

804. Ju SHIK-u, a keni krijuar dosje në bashkëpunim me UNMIK dhe EULEX kundër disa ndërkombëtarëve të cilët ju pengojshin në Kosovë sikur Piter Feith, Steven Schook etj…?

805. Ju SHIK-u, a keni frikuar ose keni bërë shantazhe për të larguar ndërkombëtar të cilët ju kanë penguar sepse ishin në favor të Kosovës?

806. Kermaboni ishte francez, por ishte objektivë.

807. A kishte filluar hetuesin kundër SHIK-ut Azem Syles dhe Kadri Veselit në emër të EULEX-it?

808. Për t’i shpëtuar SHIK-asit!!!

809. BE-ja me Arnaud Danjean a e larguan Kermabonin?

810. Në gjykatë për çështjen Bllaca a është thirrur edhe Kadri Veseli?

811. Kadri Veseli me datën e 21 qershor 2012, a pranon se ka raporte me shërbimet Serbe?

812. Shef i SHIK-ut pranon me gojë të vetë se bashkëpunon me shërbimet serbe, çka kërkon populli më shumë prej SHIK-ut, PDK?????

813. PDK dhe SHIK-u propagandojshin se Nazim Bllaca është njeriu i Serbisë, tash po del se edhe vet shef i SHIK-ut është njeriu i Serbisë?

814. Nazim Bllaca paska pas të drejtë kur thoshte se janë njerëz të Serbisë për Kadri Veselin, Fatmir Xhelilin, Shukri Bujen, Xhavit Halitin etj…

815. Vetë me gojë të vetë Kadri Veseli deklaron se bashkëpunon me shërbimet Serbe, apo jo?

816. Çka i thonë kësaj pune?

817. Nuk duhet t’i lejojmë këta këlyshët e Serbisë as në rrugë me dalë, sepse i kanë shumë borxhe popullit shqiptar!!!

818. Njeriu që thotë me gojë të vetë se bashkëpunon me Serbi, si duhet ta thirrim këtë njeri?

819. Termi tradhtar apo bashkëpunëtor?

820. Nga Arnaud Danjean ka mandatin (2009-2014) e Kryetarit të Nën Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të BE i lidhur pranë Komisionit të Punëve të jashtëm të Parlamentit Evropian?

821. Arnaud Danjean pro-serbi përanditë propozimet, raportet për Ballkanin në kuadër të BE, apo jo?

822. Çka duhet të mendojmë ne si shqiptar për këtë çështje?

823. Do të thotë në BE është një serbofil i flaktë i cili na përgatit politikën e jashtëm të BE dhe ne duhet patjetër ta dëgjojmë Evropën!?

824. Do të thotë BE në lidhje me Kosovën dirigjohet nga serbofilat dhe anti-shqiptarët?

825. Serbofilat vendosin në BE në emër të Kosovës!

826. Serbofilat të DGSE franceze si Bou de Marnhac janë racistë, anti-shqiptar dhe ne presim nga këta që do na bëjnë propozime të favorshëm për ne!?

827. Serbia, a i rregullon punët e veta me BE dhe me Hashim Tadiqin?

828. Kur vjen puna të projektohen gjërat për popullin shqiptar nuk thonë Serbia, por thonë Brukseli i ka propozuar!?

829. Hashim Tadiqi, a e fshehë tradhtinë e vetë pas Brukselit?

830. Rugova dje, Thaçi sot deklarojnë kemi mbështetjen e SHBA-ve dhe të Evropës.

831. Amerika dhe Evropa, a e thirrshin Rugovën «Gandhi i Ballkanit»?

832. Amerika dhe Evropa, a e thirrin sot Thaçin «George Ëashington i Kosovës»?

833. Pse kështu ?

834. Kur dihet zyrtarisht që Amerika konsideron «Eliten Politike» të Kosovës si banditokraci. (raport zyrtar të Foreign Policy datës 26/02/2011)

835. A bëhet një raport tjetër nga Daniel Phillips për Komitetin Kombëtar i Politikes së Jashtëm Amerikane? ( 1 maj 2010 google Daniel Phillips)

836. Në raport a thuhet SHIK-u merr 200 milion dollarë në vit nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit?

837. Në vazhdim a thuhet struktura e SHIK-ut është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe serbëve?

838. Ndërkombëtarët a konsiderojnë politikanët shqiptar si banditë?

839. Por pse i lavdërojnë banditët para popullit shqiptar, pseeee???

840. Qëllimi, a është t’i rritet kredibiliteti i banditëve të nevojshëm?

841. Qëllimi, a është mos humbja besimit nga populli për të vazhduar kontrollimin e situatës nga banditët?

842. Hashimi, a është lider i nevojshëm për BE dhe Serbinë?

843. Arnaud Danjean, a është në postin ndër më të rëndësishëm të BE-së?

844. Arnaud Danjean, a propozon politikat e sigurisë në BE?

845. Kush është i dërguar nga BE, për siguri, drejtësi dhe polici në Kosovë?

846. A është dërguar në emër të BE për EULEX-in Bou de Marnhac?

847. Bou de Marnhac a ishte BABAJ i qeverisë së përkohshme të Kosovës në Rambuje?

848. Bou de Marnhac a ishte BABA i realizimi të Autonomisë së Kosovës me SHIK-un dhe DGSE?

849. Bou de Marnhac a ishte BABAJ i financimit të krijimit të PDK?

850. Bou de Marnhac a ishte BABAJ i financimit të zgjedhjeve të fundit të PDK?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat