“Kosova rrezikohet më shumë nga delegacioni ynë dhe Hashimi, sesa nga Vuçiqi dhe Serbia”

Politika

“Kosova rrezikohet më shumë nga delegacioni ynë dhe Hashimi, sesa nga Vuçiqi dhe Serbia”

Nga: D. B Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:19
Takimi i parë në Bruksel i delegacionit të ri të Kosovës

Analisti politik Faton Mehmeti, konsideron se delegacioni i Kosovës nuk ka në projekt të tij  Kosovën dhe fatin e saj, por së pari ka interesat personale.

Sipas tij, pjesë e këtij delegacioni janë njerëz me të kaluar jo të mirë dhe si të tillë edhe shantazhohen, ku nuk mund të besohet se nga këta njerëz Kosova do të përfitojë diçka.

“Qysh në fillim të bisedimeve me Serbinë këto bisedime janë kthyer në agjenda personale të faktorizimit të individëve të caktuar, të cilët për të marr poenë politike gjoja se po bisedojnë për të mirën e vendit. Nga të gjitha këto bisedime Kosova nuk ka përfituar asgjë, derisa Serbisë i janë hapur rrugët për tu kyçur në BE. Nuk pres nga ky delegacion që të përfitoj Kosova, tashmë me Gjykatën Speciale në prag njerëzit e përfolur për arrestim që jo për rastësi ndodhën edhe në delegacion do të copëtojnë vendin në këmbim të amnistisë. Kosova rrezikohet më shumë nga delegacioni ynë dhe Hashimi, sesa nga Vuçiqi dhe Serbia”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat