Shkëputja nga ndikimi rus në Ballkan, eksperti i sigurisë shpjegon situatën aktuale

Politika

Shkëputja nga ndikimi rus në Ballkan, eksperti i sigurisë shpjegon situatën aktuale

Nga: D.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:46
Presidenti i Rusise, Vladimir Putin

Njohësi i çështjeve të sigurisë Armend Halimi,  në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, sado që problemet Kosovë-Serbi na duken lokale, megjithatë, në këtë çështje ndeshen politikat apo interesat e dy fuqive botërore, siç janë SHBA-Rusi.

“ Fatkeqësisht në këtë mes Kosova për qëllimet e t ‘dyjave këtyre gjendet nën presion andaj nga qasja ruse nuk pritet tjetër qëndrim, veç se ai që është identik me Serbinë, por për ne na duket sikurse e zhgënjyese qasja e trysnisë nga miku dhe aleati kryesor i jonë dhe jo vetëm kaq, por edhe gjithë fatit të kombit shqiptar  siç është Amerika. Qasja Amerikane me kërkesat apo nëse mund te themi me trysninë ndaj vendit tonë për tolerancë dhe politike fluide”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, nuk është gjë më shumë se përpjekje e politikës së saj për tu parë e pa anshme dhe si e tillë e pranueshme me shtrirje të gjerë për vendosjen e rendit botëror si fuqi që ndanë drejtësinë, duke u bërë kështu  njëherit ombrellë e çdo vendi ku gjejnë strehë shqetësimet e tyre.

Image
Armend Halimi

“Fare në fund, qasja e tillë ndaj Ballkanit, edhe atëherë kur në vija të holla duket sikur injoron kërkesat legjitime tona, në vijë të trasha është me të vetmin qëllim, shkëputjen e ndikimit rus ndaj këtij rajoni, njëherit ndaj Serbisë  e që kjo e fundit të merr orientim euroatlantik, pa parë nevojën e mbrojtjes nga Rusia. Dhe për këtë duke gjetur në një sistem të rendit të ri botëror të njohur euro-atlantik”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat