Kush është organizata “Est Liberte” që financoi Hashim Thaçin, Veton Surroin, Baton Haxhiun, Blerim Shalën dhe Bardhyl Mahmutin?

Politika

Kush është organizata “Est Liberte” që financoi Hashim Thaçin, Veton Surroin, Baton Haxhiun, Blerim Shalën dhe Bardhyl Mahmutin?

Nga: N.SH Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:09
Baton Haxhiu, Veton Surroi, Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe Bardhyl Mahmuti

Murat Jashari, edhe në vazhdimin e pyetjeve të sotme, drejtuar Hashim Thaçit, e pyet per Bou de Marnhacin, duke i thënë se a është baba shpirtëror i tij?

Vëllai i Ismetit, komandant Kumanovës, Murati, thotë se Marnhac, si shef i EULEX-it ia pastroj të gjitha dosjet e krimeve Thaçit.

Jashari thekson se, Marnhac ka pas një takim me dyer të mbyllura me Blerim Shalën, Hajredin kuqin dhe Isa Mustafën.

“Mandati legal i Bou de Marnhac është për Drejtësi dhe Polici, apo jo? Pse përzihet në politik? Kjo, a tregon se Bou de Marnhac ka tjetër rol përveç të EULEX-it? A e dini pse? Sepse Bou de Marnhac si shef i DGSE i ka financuar gjysmën e politikanëve të Kosovës? “, pyet ai.

Ai tutje shprehet se, Marnhac ka financuar gazeta, studimet e fëmijëve të UDB-ashëve, ka financuar partitë politike dhe zgjedhjet.

“Organizata jo qeveritare franceze «Est Liberté» e afërt me DGSE ka financuar:

– Veton Surroin për gazetën Koha, TV, aktivitete tjera

– Blerim Shalën dhe Baton Haxhiun për gazeta dhe të tjera aktivitete

– Hashim Thaçin, Bardhyll Mahmutin për krijimin e PDK-së dhe për zgjedhje”, tregon Jashari.

Lexojeni vazhdimin e radhës të pyetjeve të Murat Jasharit:

851. Bou de Marnhac a është BABA shpirtëror i yti o Hashim?

852. Bou de Marnhac si shef të EULEXit a ti pastroj gjitha dosjet e krimeve tua?

853. A ankohen edhe vet ndërkombëtarët nga Bou de Marnhac?

854. Më 25 prill 2011, a thonë Bou de Marnhac vendos për çdo gjë në prokurori të EULEX-it?

855. Më 24 maj 2011, Peter Feith shef i ICO a kritikon shefin e EULEX-it?

856. Më 10 tetor 2012, Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere, a deklaron se EUlEX-i është në rrugë të gabuar?

857. Më 23 tetor 2012, Bou de Marnhac bisedon me dyer të mbyllur me partitë e Kosovës me Blerim Shalën (AAK), Hajredin Kuqin (PDK), Isa Mustafën (LDK), çka do të thotë kjo?

858. Mandati legal i Bou de Marnhac është për Drejtësi dhe Polici, apo jo?

859. Pse përzihet në politik?

860. Kjo, a tregon se Bou de Marnhac ka tjetër rol përveç të EULEX-it?

861. A e dini pse?

862. Sepse Bou de Marnhac si shef i DGSE i ka financuar gjysmën e politikanëve të Kosovës?

863. Ka financuar gazeta!

864. Ka financuar studimet e fëmijëve të UDB-asheve!

865. Ka financuar partitë politike!

866. Ka financuar zgjedhjet politike!

867. Organizata jo qeveritare franceze «Est Liberté» e afërt me DGSE ka financuar:

– Veton Surroin për gazetën Koha, TV, aktivitete tjera

– Blerim Shalën dhe Baton Haxhiun për gazeta dhe të tjera aktivitete

– Hashim Thaçin, Bardhyll Mahmutin për krijimin e PDK-së dhe për zgjedhje.

868. Disa francez serbofila në organet e BE flasin në emër te BE?

869. Grupi i serbofileve racistë francez të DGSE dhe shok të Thaçit përdorin BE për t’i ndihmuar maksimalisht Serbisë, apo jo ?

870. A mund të besojmë fjalëve të ish-drejtorit tashmë në pension Pierre Siramy i cili ishte Drejtor i shërbimit francez?

871. Ai deklaronte se ti Hashim ! Je spiun i serbisë i prezantuar DGSE në fund të viteve `80-ta?

872. Spiun i Serbisë prezantuar shërbimit francez.

873. Tani Pierre Siramy a ndjeket penalisht për publikim të informacioneve sekrete?

874. Besoj populli me këto ka kuptuar se je i lidhur me Serbinë dhe je i lidhur ngushtë me forcat serbofile brenda DGSE franceze?

875. Kjo, a po përputhet me deklaratat të diplomatëve në lidhje me infiltrimet e spiunëve të Serbisë në UÇK?

876. Vetë ish-drejtori i shërbimit francez në pension po thotë je spiun i Serbisë!!!!!!!

877. Pas Rambujes, punëtorët e SHIK-ut/UDB-s a kanë bërë stazhe në Francë; Elmi Reçica, Ram Maraj dhe Kadri Veseli?

878. Do të thotë parimisht të gjitha partitë shqiptare janë dakorduar për një Autonomi.

879. A janë këto arsyet pse partitë shqiptare mbrojnë dhe heshtin për të bëmat e SHIK-ut ose UDB në Kosovë?

880. Pse LDK më 12 maj 2012 heshte për deklaratat te atentatit ndaj Rugovës?

881. Pse LDK heshte për helmimin e Rugovës nga vetë SHIK-istat dhe UDB-ashët?

882. Pse LDK heshtë për krijimin e një komisioni të verifikimit të SHIK-ut?

883. Pse LDK heshtë në kërkimin e llogarisë të SHIK-ut?

884. Pse LDK heshtë për deklarimin e Ramë Marës se ishte në SHIK?

885. Rugova, a kishte emëruar Ramë Marajn në komision për hulumtimet e krimeve të luftës me datën 19 Nëntor 1998?

886. Rugova në datën e emërimit të Ramë Marës, Rame Maraj punonte në SHIK në Shqipëri me Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin.

887. Lehtë munden të verifikohen këto informacione!!!

888. Rugova, kur emëroj Ramë Maren për këtë poste ai ishte në Shqipëri duke punuar bashkërisht me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin, apo jo?

889. Ramë Maraj, a ka filluar qysh në start në SHIK nga 1992 bashkërisht me Xhavit Halitin?

890. Kjo, a do te thotë se Rugova ka emëruar SHIK-ista apo UDB-asha për të hulumtuar krimet të pretenduara të UÇK-së ?

891. Ai komision kishte në krye Eqrem Kryeziun, Rexhep Gjergjin, Fatmir Rexhepin, Alush Gashin dhe tjerë…

892. Komision ishte për të grumbulluar informacione për krimet e luftës, sidomos të UÇK-së, apo jo?

893. Ky komision me SHIK-ista apo UDB-ashat ka punuar për t’i dëmtuar patriotët, ushtarët e lirisë apo jo?

894. Kjo a do të thotë se, si PDK ashtu LDK kanë njerëzit e Serbisë në krye?

895. Pse kryesia e LDK mbron SHIK-un?

896. Eqrem Kryeziu ka hyrë dhe ka dalë me oficer të MUP dhe te UDB-ës në Prizren.

897. Rexhep Gjergji kishte dhënë listën e ministrisë së brendshëm më 1992, dhe u arrestuan 230 policë shqiptar nga Serbia.

898. Fatmir Rexhepi UDB-ashi, aktivist i LSP punonjës të Prishtinës.

899. Kadri Veseli, a tha jemi marrë veshë të gjithë për formimin e SHIK-ut në mars të vitit 1999 LDK, LBD dhe UÇK në Rambuje?

900. Kadri Veseli me herët, a deklaronte se SHIK-u është formuar më 1991?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat